E trishtë/ Nuk fitoi dot betejën me Covid-19, ndërron jetë gazetarja e njohur shqiptare

Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, Anila Dushi. Gazetarja e njohur nga Shkodra nuk ka mundur që të fitojë betejën me virusin.

Dushi është një gazetare e njohur në Shkodër, por edhe në Shqipëri me një karrierë të pasur, ku ka punuar në mediat lokale dhe kombëtare.

Lajmin e trishtë e ka bërë të dituri kolegu i saj, gazetari Ardi Hoti. Ky i fundit ka bërë një postim në “Facebook”, ku shkruan se është e vështirë për këdo ti thotë lamtumirë Anila Dushit.

E trishtë! Covid-19 i merr jetën gazetares së njohur

“Covidi na mori nje nga gazetaret qe pervec nje kolege e mike e mire u kthye ne nje “nene” te dyte me keshillat qe i jepte cdo kolegu gazetare .Pothuajse i gjithe brezi i ri gazetareve ne Shkoder u rrit ne kompjuterin Tend .Ne ate kompjuter gjenden fotot e gazetareve qe kur ishin “femije” e derisa u bene me femije.E veshtire per kedo ti thot lamtumire Anila Dushit”, shkruan Hoti në “Facebook”.