Grumbullimet masive ‘spontane’ të Lulzim Bashës, zbardhet skenari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që fushata elektorale është në javën e tretë dhe mbeten më pak se 15 ditë nga 25 prilli, Partia Demokratike nuk tërhiqet aspak nga taktika e saj me mitingje masive pa respektuar asnjë masë anti COVID.

Shpesh janë publikuar mesazhe telefonike që nxisnin militantë të PD ta presin kryetarin e tyre me makina dhe flamuj. Megjithatë organizatorët demokratë të takimeve këtë herë dërgojnë edhe ftesa, të shkruara në letër.

Bëhet fjalë për një takim me qytetarët e Librazhdit ditën e nesërme. Në dokumentin që shihni dega e Partisë Demokratike në Librazhd fton qytetarët të marrin pjesë në takimin e kryedemokratit që do të zhvillohet të dielën duke i njoftuar edhe për orën dhe për vendin e takimit. Ftesa është me firmë të kryetarit të PD Librazhd, Bujar Vreto dhe Sekretarit të degës, Endrit Hysa.

Këto janë fakte që tregojnë se PD i thërret vetë njerëzit të mblidhen dhe të grumbullohen në çdo vend që shkon Basha dhe vërteton se kreu i PD i shkel me dashje masat anti-COVID duke rrezikuar jetët e njerëzve.

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV