Kapen 200 kg kokainë në Portin e Durrësit, vinte nga Ekuadori

Kapen 200 kg kokainë në portin e Durrësit. Kjo është sasia e peshuar deri më tani, pas dyshohet të jetë në sasi më të mëdha.

Priten të mësohet të tjera detaje në vijim.

SPAK ka firmosur urdhër arrestet që priten që të ekzekutohen nga momenti në moment, e ndërsa dyshohet se vite nga Ekuadori.

Ka qenë skaneri i kontrollit në portin e Durrësi që ka gjetur sasinë e madhe të kokainës. Priten të mësohet të tjera detaje në vijim.

Pak ditë më parë, më konkretisht më 1 prill, në Portin e Durrësit u sekuestrua një tjetër sasi kokainë prej 49 kg. Ajo vinte nga Amerika Latine në një kontejner me banane në pronësi të Selim Çekaj, babai i Arbën Çekaj, ky i fundit i dënuar me 14 vite burg për sasinë 613 kg kokainë në 2018. Të dy ndodhen aktualisht në burg.