Kreshniku Spahiu: S’ka sondazh në botë që parashikon 50.000 lekshat e Lesh e Lisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kam shumë vite që ndjek me optik krahasimore sondazhet e çdo kompanie para zgjedhjeve dhe përqasjen e tyre pas votimit. Në tërësi objektiviteti i sondazheve në Shqipëri për dy partitë e mëdha lëviz me një marzh gabimi 3-4%.

Me sondazhe kam parasysh kompanitë e huaja që përdorin metogologjinë e intervistimit personal nga 15-20 minuta.

Pa dyshim sondazhet sponsorizohen nga interesa politike por në thelb asnjë kompani apo media kombëtare nuk mund të ndryshoj shifrat në vlera 10% apo 15%.

Le të themi: TV ORA që njihet si një media opozitare ka vite që i përafrohet rezultatit.

Edhe këtë vit disa sondazhe të saj rendisin:

PS 45%

PD 42%

LSI 7%

Nga të gjithë Sondazhet ky është rezultati më pozitiv i opozitës por sërish PD nuk del dot forcë e parë në zgjedhje.

Gjithsesi atë çfarë nuk ka gjetur dot as Ora-News, as Top-Channel, as KLAN, as Euro-News, as Raport TV, as Dritare.net. askush, është rezultati për LSI.

LSI në çdo sondazh del shumë keq në 15 vitet e fundit por në rezultat dyfishohet.

Unë personalisht kam 10 vite që merrem me politikë por në jetën time nuk kam rastisur kurrë në një bar, kafe, restorant apo diku me një votues të LSI. Nuk njoh asnjë person që në këto vite të më thotë: “Unë simpatizoj LSI”.

Mendoj që ka dy arsye:

– ose ata që votojnë LSI e kanë për turp ta thonë

– ose LSI nuk ka votues, por në fund dalin nga dheu si ato milingonat dhe vrapojnë pas farave të lule diellit që kanë pështyrë pokitikanët nga goja e tyre.

Lexo edhe :  PD: Qeveria të shpallë zgjedhjet në bashkinë Tiranë!

Për këto arsye: Sondazhet mund gabojnë shumë në rezultatin e LSI dhe çdo partie tjetër që javën e fundit, hap thesin me lekë.

50.000 u prodhua si kartëmonedhe vitin që u themelua LSI.

Prandaj s’ka sondazh në botë të gjej rezultatin e 50.000 lekshave të Lesh e Lisë.

Të fundit

Protestat mund të ndihmojnë tiranë si Trump, por kjo s’është arsye të qëndroj në shtëpi

Nga Zoe Williams Kur Donald Trump u zgjodh për herë të parë president i Shteteve të Bashkuara, veprat e filozofes...

Burrat që i puthin gratë çdo mëngjes, jetojnë më gjatë?!

Sipas një studimi të njohur gjerman, meshkujt që puthin partneren çdo mëngjes para se të nisen për në punë mund të jetojnë deri në...

10 aksidentet më të rënda ajrore vitet e fundit

Rrëzimi i avionit në Ahmedabad është një nga më të rëndët në vitet e fundit, por jo i vetmi. Në vitin 2025 më shumë se...

I vihen prangat Senatorit Amerikan/ Nxirret me dhunë jashtë konferencës, çfarë ndodhi?

“Ai u përpoq t’i bënte një pyetje sekretares dhe u largua me forcë nga agjentët federalë, u detyrua të shtrihej përtokë dhe iu vunë...

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Shehaj

Në një analizë mbi mundësitë e opozitës në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Agron Shehaj u pyet në  një studio televizive nëse janë mundësitë...

Lajme të tjera

Web TV