Marina e SHBA thotë që ka regjistruar pamje të rralla UFO-s, publikohet videoja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pentagoni ka pranuar së fundmi se një luftanije amerikane ka regjistruar pamje të rralla në errësirë të objekteve të panjohura që fluturojnë mbi të dhe luftanijet e tjera.

Video me nuancat ndriçuese të gjelbra kishte rënë në dorë të producentit Jeremy Corbell, i cili ka realizuar dokumentarin “Bob Lazar: Zona 51 & Tepsitë fluturuese,” shkruan britanikja Sun.

Corbell thotë se ka verifikuar autenticitetin e videos pas marrjes së informacionit nga Pentagoni, ku zyrtarët konfirmuan se pamjet janë regjistruar nga marina e SHBA, por nuk jepnin përshkrime.

Në pamjet e shkurtra të regjistruara nga luftanija USS Russell, shihen tre objekte të zbehta në formë rrethore që sillen mbi luftanije. Gjithashtu një objekt me i madh trekëndor shihet me to.

Corbell ka shpërndarë gjithashtu imazhe të kapura nga luftanija USS Omaha të një mjeti ajror “sferik” të paidentifikuar.

Ai shton: “Theksohet se mjeti sferik dyshohet të jetë një pajisje e lëshuar ose dytësore, dhe ra në ujë pa u shkatërruar. Por pas impaktit të dukshëm, mjeti që u pa të binte në ujë nuk mund të gjendej, megjithse në përdorën nëndetëse gjatë kërkimeve”.

Incidentet ishin diskutuar në Pentagon më 1 maj 2020, në një përditësim informacionesh nga marina për objektet e paidentifikuara.

“George Knapp dhe unë verifikuam materialet që ju po merrni në konsideratë dhe konfirmoj autenticitetin e tyre, bashkë me përshkrimet narrative të tyre,” tha Corbell për Sun.

Një tjetër pikasje e objekteve të paidentifikuara kishte ndodhur më 4 mars 2019, nga piloti i një gjuajtës F/A-18 dhe ndihmësi i tij në bord, thuhet në raport.

“Këto janë foto dhe video autentike nga episodet e ushtrisë me objektet e paidentifikuara ajrore, dhe përdoren për të informuar zyrtarët tanë të inteligjencës për natyrën e fenomeneve të përballjes. Ne shpresojmë që këto materiale të jenë përfaqësuese të momenteve të veçanta në historinë moderne, për krijimin e një qasjeje transparente të hetimit dhe eksplorimit të tyre”.

Lexo edhe :  Zjarret “rrethojnë” Turqinë, gjendje e rëndë në Greqi dhe Bullgari

Zëdhënesja e Pentagon, Susan Gough tha për britaniken TheSun: “Mund të konfirmoj se fotot e videot janë regjistruar nga personeli i marinës”.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV