“S’mund të kthehemi më në kohën e Sudes dhe të Xhaferrit”/ Rama në Elbasan: Ne punojmë pa lodhje të ecim përpara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një takimi me gratë në Elbasan kryeministri Edi Rama tha se shqiptarët kanë bërë disa zgjedhje më përpara që i kanë çuar drejt greminës, e këtu e kishte fjalën për opozitën.

Referuar premtimeve të opozitës, Rama tha se ata po ofrojnë të njëjtën recetë, ndërsa për mazhorancës tha se zgjedhja është e qartë, pasi punojnë pa lodhje që të ecin përpara.

“Disa herë shqptarët kanë bërë zgjedhje që i kanë çuar drejt greminës duke i tërhequr për hunde nga udhëheqës të papërgjegjshëm që i kanë bërë mish për top. Kanë shkar pas haxhi qamillit dhe më pas janë parë të rrethuar nga falkët. Më pas kanë shkuar pas sudes, vebiut xhaferrit.

Si mundet të ketë njerëz të besojnë akoma në këto. Zgjedhja me ne është shumë e qartë të vazhdojmë të punojmë me këmbëngulje, të ngjitemi, pa rënë pre e mërzisë e rezistencës së kundërt që i vjen çdokujt që sfidon për të shkuar më tutje.

Ne jemi ata që realizuam vaksinimin masiv si askush tjetër rreth e rrotull nesh. Për detyrë e kemi të ndërtojmë shtëpitë e atyre që mbetën në qiell të hapur. Pikërisht se e kemi për detyrë ne nuk flemë, nuk dorëzohemi, këmbëngulim… ta bëjmë detyrëm si duhet, tha Rama.

Të fundit

Sulmi ndaj kishës në Gazë, Trump telefonon Netanjahun. Izraeli: Ishte gabimi ynë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve izraelite brenda një kishe katolike në qytetin...

Rrezik për sulme ndaj kabllove nënujore të internetit, të mbështetura nga Rusia dhe Kina

Rreziku për sulme të mbështetura nga Rusia dhe Kina ndaj kabllove nënujore që mbajnë trafikun global të internetit pritet të rritet, paralajmëron një raport...

Curi “ndahet” me Lapajn: E kam mik, por nuk mbajti fjalën!

Analisti Arjan Curi, gjatë diskutimit këtë mbrëmje në studion e “Top Story”, tregoi se Adriatik Lapajn e ka mik, por nuk e miraton vendimin...

64 pas Krishtit – Zjarri i madh që dogji Romën, a e ndezi Neroni?

Më 18 korrik të vitit 64 pas Krishtit, në orët e vona të natës, një zjarr i përmasave katastrofike shpërtheu në qytetin e Romës,...

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Mos harxhoni më shumë kohë duke sqaruar një çështje që është e dashur për ju. Vetëm atëherë mund të gjesh harmoninë në jetën...

Lajme të tjera

Web TV