Rama jep lajmin e mirë: 7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë me ndjekësit në facebook ku ka njoftuar se 7020 doza të tjera vaksinash të Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit.

Rama shkruan se të tjera doza do të vijojnë të mbërrijnë dhe se më e mira është përpara.

Postimi i kryeministrit:

“7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund

Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike

Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë”, shkruan Rama.