Biden bisedë telefonike me Putinin mes tensionesh mbi Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Biden theksoi angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës gjatë një telefonate sot me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se Presidenti Biden shprehu shqetësimet amerikane në lidhje me shtimin e papritur të forcave ushtarake ruse në gadishullin ukrainas të Krimesë të aneksuar nga Rusia si dhe në kufijtë me Ukrainën. Ai i bëri thirrje Rusisë të ulë tensionet.

Sipas deklaratës, Presidenti Biden ripohoi synimin e tij për ndërtimin e një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me Rusinë në përputhje me interesat e SHBA dhe propozoi një takim të nivelit të lartë në një vend të tretë në muajt e ardhshëm për të diskutuar çështjet me interes për të dy vendet.

Biseda telefonike zhvillohet në një kohë tensionesh të ngritura Rusi-Ukrainë, që kanë shkaktuar shqetësimin e Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të tjera perëndimore.

Të fundit

Marrëveshje me produksionin? Olsi reagon pas takimit me Eglin!

Olsi Bylyku ka reaguar pas takimit me ish-partneren e tij Egli Takon në shtëpinë e Big Brother VIP Albania....

Aktivitetet profesionale, me rritjen më të madhe në ekonomi në tre dekadat e fundit

Nga të gjitha aktivitet ekonomike që formojnë Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), përgjatë tre dekadave të fundit është rritur ndjeshëm kontributi i “Aktivitete profesionale,...

“62% s’i besojnë opozitës së tij!”/ Sondazhi i italianëve: Qytetarët, ‘shuplakë’ Berishës

Të dhënat e sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me Institutin ‘Piepoli’ tregojnë një rënie të besueshmërisë së opozitës së udhëhequr nga Sali Berisha,...

A do të kushtojnë më shtrenjtë iPhone-t për shkak të Trump?

Pajisjet më të njohura në botë, telefonat, laptopët, tabletët, orët smart, mund të jenë shumë më të shtrenjta në SHBA. Shumë prej tyre janë prodhuar...

Analisti ia thotë hapur kandidates së PS: Shqipëria i ka shanset zero për BE

Kandidatja për deputete e PS-së, Iris Luarasi është shprehur se momenti gjeopolitik për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Europian është më shumë se kurrë...

Lajme të tjera

Web TV