“Disa ushtarë janë vrarë”/ NATO ultimatum Rusisë: Ndaloni provokimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kërkoi nga Moska që të mos vazhdojë me grumbullimin e trupave të saj në kufi me Ukrainën, ndërsa për këtë të fundit shprehu mbështetjen “e palëkundur” të aleancës.

Në një konferencë për media me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, Stoltenberg tha se NATO “i qëndron krah Ukrainës”. Sipas tij, veprimet ruse janë “të pajustifikueshme, të pashpjegueshme dhe thellësisht shqetësuese”.

Komentet vijnë pas shkeljeve në rritje të armëpushimit në lindje të Ukrainës, ku forcat qeveritare ukrainase luftojnë separatisët pro-rusë, qysh në vitin 2014. Më 2014, Rusia ka aneksuar në mënyrë të paligjshme edhe Gadishullin ukrainas të Krimesë.

“Rusia ka vendosur mijëra trupa luftarake në kufijtë e Ukrainës. Është grumbullimi më i madh i tyre që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë, në vitin 2014. Gjatë ditëve të fundit, disa ushtarë ukrainas janë vrarë në lindje të Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Kuleba tingëlloi sfidues ndaj Moskës, duke thënë se Ukraina dhe partnerët e saj perëndimorë janë më të përgatitur sesa 7 vjet më parë. “Nëse Moska ndërmerr ndonjë veprim të pamatur ose fillon dhunë të re, një gjë e tillë do të jetë e kushtueshme në çdo kuptim”, tha Kuleba.

Të mërkurën në Bruksel do të mbërrijë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili bashkë me Stoltenbergun do të vlerësojnë grumbullimin e trupave ruse në kufi me Ukrainën.

“Rusia duhet t’i japë fund këtij grumbullimi ushtarak në dhe përreth Ukrainës dhe t’i ndalojë provokimet e saj”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Të fundit

Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet...

Trump paralajmëron pasoja nëse dështon samiti Putin–Zelensky

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pranoi këtë të hënë se nuk mund të garantojë që presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky,...

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend të gëzimit të verës, plazheve...

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri...

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se...

Lajme të tjera

Web TV