Balla takim me banorët e Krastës: Zgjedhjet e 25 prillit do të përcaktojnë çfarë rrjedhe do të marrë Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Krastës në Elbasan.

Për Ballën, dy gjëra mbeten themel i punës së PS në këtë zonë dhe konkretisht ai i procesit të legalizimit dhe urbanizimit.

Më tej Balla shtoi se pjesa e qendrës së qytetit dhe ajo e Krastës janë dy zonat ku synohet të bëhen investimet më të mëdha në 4 vitet e ardhshme.

Duke e cilësuar plan serioz dhe real atë që ka qeveria për Elbasanin, numri dy i PS theksoi se zgjedhjet e 25 prillit do të përcaktojnë çfarë rrjedhe do të marrë Shqipëria më tej.

“Ndaj njerëzit duhet të kuptojnë se çfarë oferte kemi përpara. Kemi ofertën e Edi Ramës i cili na ka garantuar që po fitojmë betejën me pandeminë, me rindërtimin, për ekonominë. Hapja e plotë që do të bëjmë në fund të majit do të na garantojë një numër të madh turistësh. Këto do të na sjellin më shumë të ardhura dhe të ardhurat do i investojmë në kanalizime, rrugë, ndriçim, në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Kreu i grupit parlamentar të PS, teksa u bëri thirrje banorëve të mos ia shesin votën LSI, iu drejtua edhe demokratëve të zonës, të cilëve u tha mos ta “harxhojnë” kot votën.

“Sot PD bashkëdrejtohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Luli është kot. A mund ta imagjinosh sot që vota juaj të shkojë në drejtimin e gabuar? Të jetë një votë kundër Edi Ramës sot, është të jetë një votë kundër interesave të Shqipërisë. Reforma në drejtësi është thelbi i gjithçkaje”, tha Balla.

Ai shtoi më tej se Elbasani ka nevojë për Edi Ramën ndaj nëse e besojnë këngën “Elbasan i bukur Elbasan”, kjo mund të bëhet vetëm me Edi Ramën dhe PS.

Lexo edhe :  Kush është gruaja që po përgatitet për t'u bërë shefja e re e SPAK-ut?

“Edi Ramës ia kemi të gjithë një borxh dhe unë mendoj që nga unë i pari dhe deri tek të gjithë ia kemi detyrimin që kësaj radhe t’ia japim mandatin nga Elbasani”, përfundoi Balla.

Të fundit

Masakra e Gërdecit në fokus sërish / Fatmir Mediu në seancë gjyqësore te GJKKO

Fatmir Mediu është paraqitur mesditën e kësaj të marte në GJKKO për seancën e radhës lidhur me tragjedinë e...

Goditi punonjësen e OSHEE-së, kapet pas dy muajsh 38-vjeçari

Policia e kryeqytetit ka ndaluar një 38-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi dy muaj më parë ka goditur me sende të forta një punonjëse...

FIFA po shqyrton përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës në vitin 2026

Më 25 mars, Irani zyrtarisht u kualifikua për Kupën e Botës FIFA 2026, duke u bërë skuadra e gjashtë e kualifikuar për turneun që...

“Ke 12 orë për të shpëtuar veten ose do të të dërgoj në ferr!”

Më 13 qershor, ndërsa Izraeli filloi të bombardonte lokacionet bërthamore dhe të vriste udhëheqësit ushtarakë të Iranit, agjentët e Mossadit po kryenin një fushatë...

Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte një gabim. Shpresoj që të ketë pasur sukses

Nga Antony J. Blinken* Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj tre objekteve bërthamore të Iranit ishte i pamenduar dhe i panevojshëm. Por tani që është...

Lajme të tjera

Web TV