Çuçi në Lunxhëri: Fermerët aplikojnë për subvencionet përmes celularit, më parë ose të mbanin peng për votën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokasër dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi, ka vijuar me takimet elektorale në fshatrat e Lunxhërisë. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Çuçi solli në vëmendje ndër të tjera edhe mbështetjen me subvencione për fermerët përmes një skeme transparente.

“T’ju marr vetëm shembullin e subvencioneve nga shteti. Më parë nuk kishte asnjë standard të qartë, asnjë procedurë të qartë apo garë të ndershme. Ose të mbanin peng për votën ose të merrnin gjysmat e parave. Sot është komplet një realitet tjetër. Aplikohet nga celulari, me transparencë të plotë. Me aq para sa më dhanë në dispozicion, 80% ia dedikova blegtorisë”, tha Çuçi.

Sipas tij sot për sot Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë që mund të vijojë rrugën drejt Shqipërisë së ardhme. Çuçi solli në vëmendje menaxhimin e dy fatkeqësive, tërmetin dhe pandeminë

“Kemi dëshmuar që kemi përgjegjshmërinë e duhur për të udhëhequr Shqipërinë. Vijmë tek njerëzit dhe nuk fshihemi sepse kemi thënë atë që do bënim dhe bëmë atë që thamë në funksion të vizionit tonë që kemi për Gjirokastrën. Nuk mbaj mend një vepër qe kanë bërë qeveritë e kaluara për Gjirokastrën, një vepër. Ne kemi investuar si askush më parë në infrastrukturë dhe në politikat nxitëse”, tha Çuçi.

Të fundit

“The Traitors Prom” – spektakli ikonik, tani me një melodramë të ndezur në maksimum

Royal Albert Hall, Londër. Claudia Winkleman në rolin e prezantueses, ndërsa Orkestra Simfonike e BBC-së nga Skocia interpretonte mjeshtërisht...

“Karrota nga një anë, shkopi nga ana tjetër”, Rama: Masa represive për ndërtuesit

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ‘represive’ ndaj ndërtuesve që nuk zbatojnë besnikërisht projektet dhe lejet e ndërtimit. Rama theksoi se ndihma dhe mundësitë...

Google dështoi të paralajmërojë 10 milionë njerëz për tërmetin në Turqi

Google ka pranuar se sistemi i tij i paralajmërimit të hershëm për tërmetet dështoi të njoftonte me saktësi njerëzit gjatë tërmetit vdekjeprurës në Turqi...

Ngjarje e rëndë/ Tronditet futbollisti i njohur, djali i tij 1-vjeç humb jetën

Mesfushori i Barit, Mathias Verreth ka humbur djalin e tij 14-muajsh pasi ndërroi jetë. Lajmi tronditi të gjithë komunitetin me klubin që njoftoi, në...

A është noti pas ngrënies i dëmshëm?/ Fakte që duhet t’i dini

Nëse keni probleme me zemrën ose qarkullimin e gjakut, bëni kujdes, sepse çdo hyrje e papritur në ujë mund të shkaktojë probleme Rekomandimet verore, si...

Lajme të tjera

Web TV