“Kosova të bashkohet me Shqipërinë”/ Publikohet dokumenti “sekret” i Sllovenisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat sllovene kanë publikuar dokumentin “sekret” të kryeministrit Janez Jansha për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Dokumenti shoqërohet me hartën politike të rajonit dhe propozon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë si dhe shpërbërjen e Bosnje dhe Herzegovinës, ku një pjesë e territorit i kalon Serbisë.

Në pjesën kryesore të dokumentit theksohet se Serbia, Kroacia dhe Shqipëria, aktualisht kanë qeveri të qëndrueshme dhe se politikanët e tyre të zgjedhur, janë të aftë të marrin vendime strategjike. Në propozimin slloven thuhet se në Kosovë, 95 % e popullsisë dëshiron të bashkohet me Shqipërinë. Çështja kombëtare serbe mund të zgjidhet duke aneksuar një pjesë të Republika Srpska, dhe në këtë rast, Serbia është e gatshme të dakordësohet për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas mediave, ky dokument i kryeministri slloven titullohet “Rruga e së ardhmes në Ballkanin Perëndimor ” dhe i është dorëzuar në kabinetin e presidentit të Këshillit Europian Çarls Michel, në muajin shkurt. Askush nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se zyrtari lartë i Brukselit ka marrë një dokument të tillë.

Të fundit

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Prespës

Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec. Forcat zjarrfikëse dhe...

Luciano Spalletti pas shkarkimit nga Italia: Futbolli më shkatërroi jetën

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka rrëfyer një anë tjetër të vetes në një intervistë të sinqertë për 'La Repubblica', ku foli për...

Muçaj takohet me Presidentin e CAA/ Shqipëri–SHBA, vizion i përbashkët për rajonin

Ambasadori Genci Muçaj, përfaqësues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, zhvilloi një takim zyrtar në Washington, D.C., me Ambasadorin Philip Hughes, Presidentin e sapozgjedhur të...

Edhe Kosova nën pushtetin e flakëve, raportohen 29 vatra në tetë orët e fundit

Pas Shqipërisë, edhe Kosova po vuan problematikën e zjarreve që po gllabërojnë hektarë të tërë me pyje e kullota, edhe si pasojë e temperaturave...

Trump mesazh Evropës: Merrni masa për imigracionin para bisedimeve SHBA-BE

Në prag të një takimi kyç në Skoci me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje...

Lajme të tjera

Web TV