Incident gjatë fluturimit, aeroplani i ministrit bën ulje të detyruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aeroplani në të cilin ndodhej ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë i Turqisë u detyrua të bëjë ulje emergjente në provincën lindore Malatya, njofton Anadolu Agency (AA).

Aeroplanit iu desh të bënte ulje emergjente në Aeroportin Erhac të qytetit Malatya rreth 40 minuta pas ngritjes për shkak të problemeve në motor, por raportohet se askush në bord nuk është lënduar.

Paraditen e sotme, ministri Bekir Pakdemirli u largua nga kryeqyteti i Ankarasë për në provincën juglindore Sirnak me një aeroplan që i përkiste Drejtorisë së Pylltarisë.

Përveç ministrit, në aeroplan ndodheshin edhe nëntë persona, përfshirë dy anëtarë të ekuipazhit, deputetë të Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), zv/ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, si dhe zyrtarë të tjerë.

Të fundit

Ngjela paralajmëron fundin e Ramës/ Ja gabimet fatale që po e çojnë drejt rrëzimit

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka lëshuar një paralajmërim të fortë për fundin politik të Edi Ramës. Sipas tij, kryeministri...

10 rregulla për të përballuar vapën në tavolinë: nga frutat dhe perimet te bishtajoret

Filloni ditën me një mëngjes të lehtë dhe hidratues, mundësisht me kos dhe fruta të freskëta. Shmangni ushqimet yndyrore ose tepër të përpunuara dhe...

Adriana Kalaja, thirrje demokratëve të rrëmbejnë armët: S’kemi rrugë tjetër

Adriana Kalaja thotë se shqiptarëve dhe demokratëve nuk iu ka mbetur rrugë tjetër, veçse të rrëmbejnë armët. Sipas saj, kur zgjedhjet janë të vjedhura dhe...

Nga ëndrra te një ikonë globale. Disneyland, 70 vjet “Vendi më i Lumtur në Tokë”  

Nga Gina Di Meo “Disneyland është Toka Juaj.” Me këto fjalë, mëngjesin e 17 korrikut 1955, Walt Disney priti vizitorët e parë në atë që...

Ilir Meta kërkon zbutje të masës së sigurisë, gjykata tërhiqet për vendim

Gjykata e Apelit të Posaçëm është tërhequr sot për të dhënë vendimin në lidhje me kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta,...

Lajme të tjera

Web TV