Rusia do të prodhojë vaksinën e parë orale të Covid-19, ja çfarë shije do të ketë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa shkencëtarët thonë se vaksinimet periodike kundër Covid-19 mund të bëhen pjesë e jetës së përditshme për vite me radhë, shkencëtarët nga Shën Petersburg thonë se do të kenë së shpejti dhe një opsion për ata që i kanë frikë gjilpërat.

Instituti rus i Mjekësisë Eksperimentale thotë se po kryen testimet vaksinës së parë në botë të koronavirusit, që mund të pihet nga shishja. Duke parë numrin e mjekëve e infermierëve që nevojiten për dhënë injeksionet, ata shpresojnë që formula e re do të shpejtojë imunizimin e njerëzve, madje dhe duke u lënë një shije të mirë në gojë, në vend të përveshjes së mëngës.

Zyrtari i lartë i Akademisë ruse të Shkencave, Alexander Dmitriev, tha për rrjetin shtetëror RIA Novosti se vaksina me bazë kosi mund të përfundojë në fund të vitit, nëse sigurohen fondet e nevojshme prej 220 milionë rubla ($2.9 milionë).

Alexander Suvorov, një tjetër shkencëtar që po punon për idenë e vaksinimit pa gjilpëra, tha se shija do të jetë e ngjashme me pijen tradicionale ruse ‘riazhenka’, në formën e qumështit të përzier me kos apo dhalles.

Në janar një nga shkencëtarët kryesore rusë Albert Rizvanov, tha se vendi duhet të mësohet të jetojë me Covid-19 për vite me radhë.

“Ka sëmundje sezonale që zakonisht zhduken në pranverë apo në fillim të verës. Ashtu si shkencëtarë të tjerë unë besoj se virusi do të ndalojë përhapjen në Rusi kësaj vere, por me sa duket Covid-19 do të kthehet në një patogjen sezonal që shkakton sëmundje respiratore.”

Dje kreu i farmaceutikëve amerikanë Pfizer, Albert Bourla, tha se ata që kanë bërë vaksinën mund të kenë nevojë për një dozë të tretë brenda një viti, duke shtuar se imunizimi i përvitshëm mund të nevojitet.

Lexo edhe :  Trump: George dhe Alex Soros të akuzohen si organizatë kriminale!

Në fillim të muajit prodhuesit e vaksinës ruse Sputnik V thanë se kishin krijuar teknologjinë e përshtatjes së formulës për variantet e reja, që pritet të hyjë së shpejti në prodhim masiv.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV