Vaksinohet kancelarja Angela Merkel, ja cilën vaksinë antiCovid bëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit AstraZeneca.

“Vaksinimi është çelësi për të dalë nga pandemia”, ka thënë Merkel, sipas një postimi të zëdhënësit të saj, Steffen Seibert. Imunizimi i kancelares gjermane bëhet dy javë pasi autoritetet kanë rekomanduar vaksinimin me AstraZeneca vetëm të personave mbi moshën 60 vjeç. Këtë vit, Merkel, e kryen mandatin e saj pas gati 16 vitesh në pushtet.

Merkel shpesh ishte pyetur në lidhje me planet e saj për tu vaksinuar, por ajo kishte këmbëngulur se do të priste radhën në përputhje me rregullat e rrepta të vaksinimit të grupeve me përparësi në Gjermani. Zyrtarët gjermanë po bëjnë përpjekje për të rritur besimin e publikut për vaksinën e AstraZeneca. Në fund të marsit autoritetet thanë se njerëzit nën moshën 60 vjeç ende mund të marrin vaksinën AstraZeneca, në konsultim me mjekun e tyre, dhe nëse janë plotësisht të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme.

Disa vende të tjera, duke përfshirë Francën, Spanjën dhe Kanadanë, gjithashtu kanë vendosur kufizime në imunizimin me AstraZeneca për shkak të disa rasteve me mpiksje të gjakut. Danimarka këtë javë ndaloi plotësisht përdorimin e AstraZeneca për shkak të këtyre shqetësimeve.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV