Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Kuçovë, pasi ka kanosur dy persona. Në pranga ka rënë M.L., 32 vjeç, banues në fshatin Magjatë, Kuçovë.
Ky i fundit, sipas uniformave blu ka kanosur me sëpatë, si dhe u ka thyer xhamin e mjetit shtetasve S.Sh., 24 vjeç dhe K.Rr., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.L., 32 vjeç, banues në fshatin Magjatë, Kuçovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Kanosja”, njofton policia.