E braktis burrin pas 2 muajsh martesë, krushqit i kërkojnë 3 mln lekë të atit për fjetjen, ushqimin dhe shpenzimet e tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gëzimi i një prindi që e martoi vajzën, nuk ka zgjatur shumë. E bija ka qëndruar vetëm dy muaj tek bashkëshorti dhe më pas e ka braktisur atë, duke ikur me një partner tjetër që jeton në periferi të kryeqytetit. Kur babai i turpëruar prej të resë, është veshur dhe ka trokitur tek ish-krushqit për të kërkuar falje dhe për t’i sqaruar ata, është gjendur i befasuar nga reagimi i tyre. Krushqit kanë llogaritur një më një se sa kushtonte fjetja, ushqimi dhe çdo shpenzim i të resë  dhe si përfundim i kanë vënë “gjobë” të atit, duke i kërkuar tre milionë lekë.

Denoncimi, sipas burimeve të sigurta nga GazetaSi.al, u mbajt shënim në komisariatin numër pesë dhe ka si kallëzues një 65-vjeçar me inicialet A.Z.

“Jam me profesion punëtor krahu dhe e martova bijën me dëshirën e saj, pa ndërhyrje, pa dhunë dhe pa ndërmjetësinë e kurrkujt”, – shprehet mes të tjerash 65-vjeçari, i cili me ish-krushqit, ka dhe një lidhje tjetër krushqie, pasi në fisin e tyre ka të martuar të motrën.

Pas martesës, e reja ka qëndruar e martuar vetëm dy muaj dhe më pas është larguar në periferi duke marrë vetëm një telefon dhe një xhup. Largimi i saj, nuk ishte aspak në drejtim të paditur, ajo ka njohur një 47-vjeçar në rrjetet sociale dhe ka braktisur gjithçka për hatër të tij.

Megjithatë, 65-vjeçari, nga një qytet i veriut dhe me banim në Paskuqan, për të ruajtur traditën dhe për të qenë sa më korrekt me ish-krushqit, ka shkuar në shtëpinë e tyre për vizitë.

“Aty gjeta të gjithë burrat e fisit të ish-burrit të sime bije. Nisa të flas, duke iu treguar se fëmijët nuk na pyesin më dhe se na turpërojnë, pasi sa më të mëdhenj fëmijët, aq më të mëdha problemet. Por krushku ma preu fjalën. Më tha; ‘na detyrohesh 3 milionë lekë, aq kushton dy muaj qëndrimi në shtëpinë tonë’”.

A.Z., ka dashur t’i pyesë se përse ata nuk e nuhatën që diçka po ndodhte me të bijën dhe se përse djali i tyre, nuk i ofroi ngrohtësi, përderisa ajo u vu në kërkim të një tjetri.

“Ju thashë se vajza ime, nga ajo shtëpi kishte marrë vetëm telefonin dhe një xhup dhe gjithçka tjetër, pajën sipas traditës sonë në veri, e kishte lënë aty, si bizhu floriri, varëse e unaza floriri”.

Lexo edhe :  Si e konsideron Shqipërinë Izraeli? Përgjigjet gjenerali izraelit

Megjithatë, 65-vjeçari kuksian, shton se ka hapur kuletën dhe ka nxjerrë aq sa ai kishte në xhep.

“Iu dhashë sa kisha në kuletë, ishin ndoshta 400 mijë lekë, nuk i numërova. Por krushku tha. ‘Ti je baba dhe ti do mbash përgjegjësi për bijën, na ke borxh 3 milionë lekë’”.

Krushku

Pas kësaj, policia ka shoqëruar me urgjencë krushkun kanosës. Ai ka treguar një version tjetër, sipas të cilit, e reja u martua me ndërhyrjen e dy familjeve dhe derisa ajo u arratis, ishte sjellë shumë mirë me ta. Por në krye të dy muajve, ajo ka lënë një letër tek njerëzit e burrit.

Vajza shkruan në letrën, që GazetaSi.al, e lexoi dhe që u administrua si provë.

“Ju kërkoj shumë falje dhe me vjen shumë keq, por më mirë të tregoj të vërtetën time. Jeni njerëzit më të mirë që unë kam takuar në jetën time, jeni njerëzit më të mirë që kam pasur dhe dëgjuar në jetë. Mirupafshim nga unë”.

Ish-vjehrri, thotë se kur shkoi ish-krushku, i nxehur i ka treguar shpenzimet që kishte bërë për dasmën dhe gjithçka tjetër.

“Si më pretë në besë?”, – e pyeta. Madje kur A.Z., i hodhi lekët në tryezë, i thashë “hiqi ato lekë, s’dua asnjë lekë prej teje”.

Edhe ish-burri, ka shtuar se nusen e ka trajtuar shumë mirë dhe sipas tij, ish-nusja e re, ishte kthyer tek ish-burri që kishte pasur.

“Ajo ka qenë e lidhur me një burrë tjetër dhe për këtë gjë nuk na treguan asgjë. Ne u sollëm mirë me të dhe kurrë asnjë problem nuk pati, derisa iku pa na treguar”.

Të gjithë anëtarët e të dyja familjeve, janë pyetur për takimin mes krushqve dhe në përfundim, babai i vajzës është paraqitur sërish në komisariatin numër 5, duke kërkuar që të tërheqë kallëzimin, pasi ishte me nerva dhe ndaj kishte denoncuar krushqit e braktisur nga e bija.

“Ata janë njerëz të mrekullueshëm. Por fëmija të turpëron dhe tani që e kam menduar dhe jam qetësuar, them që unë do kisha vepruar më keq, në rast se do më kishte ikur nusja nga shtëpia”. SI

Të fundit

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u...

5 vendet më të sigurta evropiane në rast të një konflikti bërthamor

Kërcënimi i luftës bërthamore mund të duket i largët, por frika që ajo shkakton në të gjithë Evropën është shumë reale. Nëse do të shpërthente...

Izraeli miraton ligjin, burg kush filmon dhe shpërndan goditjet e Iranit

Parlamenti izraelit (Knesset) votoi ligjin për të ndaluar filmimin e raketave. Ashtu siç ishte paralajmëruar, diçka e tillë ndodhi. Vetëm 24 orë më parë, Izraeli ka...

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë godet Iranin verior

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar sot pranë qytetit Kom në Iran, një nga metropolet më të mëdha të vendit,...

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane, ky realitet duhet ndryshuar!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me tone të forta përmes një videoje në rrjetet sociale mbi rritjen e papërballueshme të çmimeve...

Lajme të tjera

Web TV