“I shikoja fizikun, këmbën, flokët”/ Kompozitori tregon njohjen me Ledina Çelon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ditën e djeshme, ka qenë kompozitori dhe regjisori i njohur Osman Mula i cili disa ditë më parë ka festuar 70-vjetorin e lindjes së tij.

Ai ka folur për karrierën e tij të gjatë artistike, lëvrimim ndër vite të zhanreve të ndryshëm në art siç ishte kompozimi, regjizura, shkrimi i teksteve apo edhe zbulimi i viteve të fundit, talentit të tij për pikturën dhe gjithashtu për jetën e tij personale.

Ai ka folur edhe për këngëtaren e njohur Ledina Çela të cilën e ka zbuluar si artiste dhe e ka bërë të mundur praninë e saj për herë të parë në festivalin e vitit ’95. Këngëtarja i ka përgatitur një video-mesazh nga Gjermania ku e uron për ditëlindje dhe shpreh dëshirën që Osmani t’i përgatisë një këngë.

Rudina Magjistari: Ledina Çelo me atë këngë që ka kënduar me Luan Zhegun dhe ti i bie saksofonit, ka qenë këngë e jotja ajo apo jo?

Osman Muala: E imja dhe e kam nxjerrë unë Ledinën.

Rudina Magjistari: Ti e ke zbuluar dhe Ledina Çelon, ma trego pak historinë e Ledinës.

Osman Mula: Ledina ishte një vajzë që e kishte shtëpinë jo më larg se 50 metra larg meje. E shikoja vazhdimisht me biçikletë, i kishte hije, një fizik shumë i bukur. Zakonisht në biçikletë njeriu sheh fizikun, këmbën, flokët dhe një palë gjyslyke. Kur shkoj takoj Ninën dhe e shoh me të.

Ajo ishte nxënësja e Ninës në Lice, Ninën e kam timen, nusen e xhaxhait, i them si është si këngëtare, më tha shumë e mirë, studion për soprano dhe është një vajzë shpërthyese, mund të dalë dhe një soprano liriko-dramatike.

E dëgjoj në një studio të incizimit tek Institiuti i Arteve ku unë kisha shkuar për të tjera punë dhe kisha radhën për incizim. Kur futem aty shoh atë vajzën duke kënduar, mu kujtua ajo këmba, gjyslyku, dhe floku, e prita i thashë goce sivjet në festival do këndosh këngën time.

Lexo edhe :  Angelina Jolie rikthehet në Festivalin e Kanës pas 14 vitesh

Dhe në festivalin e Dhjetorit për herë të parë ajo ka kënduar me mua. Është këngë më e duartrokitur në festival.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV