Balla në Cërrik: Falenderoj Astrit Xhelilin dhe Zenun Bullarin që lanë drejtimin e LSI-së në Cërrik dhe Belsh për të mbështetur PS dhe Edi Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e qytetit të Cërrikut.

Teksa e cilësoi Cërrikun zemrën e PS, Balla tha se më 25 prill do të hapet një faqe e re e historisë së PS në marrëdhënie me këtë qytet.

“7 vite më parë Cërriku ishte tërësisht i lënë në harresë dhe nuk ishte në hartën e investimeve të qeverisë së kaluar. Po të ndalemi tek shëndetësia, ne kemi arritur të rikonstruktojmë të gjitha qendrat shëndetësore. Ne do të vazhdojmë gjithashtu të investojmë në shkollat e qytetit dhe ato të njësive administrative”, tha Balla.

Numri dy i PS, gjatë fjalës së tij falënderoi Astrit Xhelilin, i cili ka drejtuar LSI për shumë vite, por tashmë ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së madhe të Partisë Socialiste.

“Dua të falenderoj Astrit Xhelilin, i cili është këtu bashkë me ne e që ka drejtuar LSI për shumë vitesh dhe prej ditësh ka vendosur të jetë pjesë e mbështetjes së Edi Ramës dhe PS. Faleminderit Astrit që e le drejtimin e LSI, sepse ishte drejtim i gabuar dhe mirëserdhe në PS.

Ndërkohë dua të falënderoj edhe kryetarin tjetër të LSI-së, Zenun Bullarin të zonës së Belshit, i cili dhe ai ka vendosur të largohet nga LSI dhe të mbështesë PS dhe Edi Ramën më 25 prill. Atë që Lulzim Basha e harroi rrugës, çuarjen e LSI për skrap, besoj që në Cërrik dhe Belsh po e bëjmë më së miri”, tha Balla.

Teksa u premtoi banorëve që PS do të përmbushë të gjitha objektivat e vendosura sa i përket investimeve në infrastrukturë, Balla shtoi më tej se nuk të mbeten pas as investimet në infrastrukturën bujqësore.

Lexo edhe :  “Bread & Heart” Festival, Rama: Është ‘Bajram shpirti’

“Kemi ecur me një shpejtësi të pakrahasueshme me çfarë gjetëm. 25 prilli është një ditë e rëndësishme për tu ndarë përfundimisht nga politika e vjetër e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Edi Rama është pengesa e vetme përballë tyre që ata të rikthehen dhe njëherë ta marrin peng Shqipërinë. Të jesh sot në krahun e Edi Ramës dhe PS është të jesh me Shqipërinë Europiane” përfundoi kreu i Grupit Parlamentar të PS.

Të fundit

“Rrezik nga krimi dhe grupet e drogës”, SHBA rendit Shqipërinë mes vendeve të rrezikshme

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një listë të vendeve evropiane që konsiderohen me rrezik për turistët amerikanë, për...

Goditet materniteti, Rusia nis sulmet ajrore masive në Kiev dhe Odessa

Ushtria ruse nisi përsëri sulme të rënda ajrore mbi Ukrainën gjatë natës të së martës. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, reagoi në...

Shqipëri “e thatë” në Letoni, barazim 1-1 kur pritej fitorja e madhe

Pas barazimit pa gola me Serbinë në "Air Albania", transferta e sotme e kombëtares shqiptare me Letoninë nuk rezultoi e suksesshme. Në minutën e 21-të,...

Tiranë, 69-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Mësohet se një 69-vjeçar është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku...

“Urime se na çmende”, Erion Braçe zbulon mesazhin që mori nga Rama

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka foluar në emisionin "Frontline" në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Erion Braçe ka...

Lajme të tjera

Web TV