Iu gjet arsenali ushtarak i ‘pafundëm’ në biznes, nis hetimi pasuror për Sokol Xhurën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror ndaj Sokol Xhurës, në biznesin e të cilit u gjet dhe u sekuestrua një arsenal armësh. Njësia e inteligjencës financiare po gjurmon origjinën e parave dhe të aktiviteteve të biznesit që ky shtetas ka në Shqipëri.

Kështu, krahas procedimit penal në SPAK, ndaj Xhurës po kryhen edhe verifikime përsa i përket pasurisë së tij. Në sitën e Prokurorisë se Posaçme janë vendosur llogaritë e tij bankare, ku institucioni i akuzës ka dërguar  shkresa në çdo bankë të nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë që ky shtetas mund të ketë.

Gjithashtu, shkresa janë dërguar edhe në Zyrat e Hipotekave për të verifikuar pasuritë e paluajtshme të tij. Ndërkaq verifikim pasurie do të bëhet edhe ndaj të afërmve të Xhurës, i cili sipas SPAK, ishte personi që drejtonte trafikun e armëve në kryeqytet si dhe pronar i magazinës ku u gjetën ato. Hetimet e Prokurorisë po kryhen duke u bazuar tek ligji “Antimafia”, i cili parashikon sekuestrimin e çdo aseti të vënë nga veprimtari kriminale, qoftë brenda apo edhe jashtë vendit.

Tashmë, pritet që hetuesit të zbardhin pasurinë e Xhurës dhe të dalin në një përfundim nëse ato janë përfituar nga veprimtaria e paligjshme, e më pas do vendoset nëse do sekuestron apo jo. Pak ditë më parë Sokol Xhura, u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK. Referuar sistemit TIMS rezulton se dy javë përpara operacionit ku u zbuluan 19 baza armatimi ai ishte larguar drejt SHBA.

Arsenali i armëve në ndërmarrjen artistike ‘Migjeni’ e cila ishte në pronësi Sokol Xhurës u gjet falë teknologjisë. Nëpërmjet aplikacionit ‘Google Maps’ bashkëpunëtori i drejtësisë, Enver Jamaku ndihmoi drejtësinë në gjetjen e depos së armëve në ish-ndërmarrjen artistike ‘Migjeni’. Armët e sekuestruara tashmë ndodhen në Laboratorin e Kriminalistikës për ekspertizë, për të parë nëse këto armë janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.

Të fundit

Rama falenderon homologun spanjoll: Mirënjohës për mbështetjen

Kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. “Falemnderit...

Berati vijon numërimin e votave, kush janë emrat që futen në Kuvend

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Beratit. PS merr 5 mandate, duke siguruar karrige në Kuvendin e ri Ervin Demo dhe Enriketa...

Kryeministri i Kroacisë uron Ramën: Me kënaqësi të marr pjesë në samitin

Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tij të katërt dhe shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen në...

Gonxhja për rezultatin e opozitës në zgjedhje: Më dhimbset PD, janë krejtësisht ‘out’

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel, komentoi zgjedhjet e 11 majit...

Edvin Kulluri: Ka dështuar e gjithë opozita, edhe partitë e reja

Edvin Kulluri, nga “Djathtas 1912”, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve të...

Lajme të tjera

Web TV