Niset avioni i parë nga Londra drejt Kukësit/ Qytetarët fillojnë festën, Rama: Pas pak zbresim

Sot do të zhvillohet fluturimi i parë në Aeroportin e Kukësit ‘Zayed, Flatrat e Veriut’, ku udhëtarët e parë do të jenë ‘çunat e Londrës’. Avioni “Air Albania” do të nisen nga Londra ku do të marrë emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe dhe do të ulet në Aeroportin e Rinasit. Më pas nga Rinasi në avion së bashku me udhëtarët do të hipi edhe kryeministri Edi Rama dhe më pas do të bëhet ulja në pistën e Aeroportit të Kukësit.

Dhjetra qytetarë, nga Burreli, Kukësi, Peshkopia si dhe nga Kosova, janë mbledhur ditën e sotme, për të parë inaugurimin e aeroportit të Kukësit. Me daulle dhe plot entuziazëm disa prej qytetarëve thonë se po presin të afërmit e tyre, e ndërsa të tjerë thonë se kanë dalë vetëm për kuriozitet.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto me karriget ku do të ulen qytetarët që do të mblidhen në inaugurimin e Aeroportit të Kukësit. Ulja e avionit të parë do të bëhet pas pak, ndërsa në karrige kaq nga një flamur kombëtar kuqezi

“Pas pak, zbresim këtu, në Kukës, ku hapet porta e dytë nga qielli i Shqipërisë”, shkruan Rama.