Për 3 orë në çdo cep të Tokës/ Ky avion është katër herë më i shpejtë se ato supersonikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që kur “Concorde” ndali fluturimet, për pasagjerët nuk ka pasur më avionë supersonikë.

Por, kjo gjë duket se do të ndryshojë. Një model i ri avioni, katër herë më i shpejtë se avionët supersonikë, po përgatitet për testim. Edhe pse është vetëm 21 metra i gjatë, ç’ka e bën relativisht të vogël, ai përbën një hap të madh përpara në historinë e fluturimeve.

Për herë të parë ekziston tani një avion supersonik privat. Deri tani njihej vetëm avioni europian “Concorde” (aktiv deri në vitin 2003), avioni rus Tupolev (aktiv deri në vitin 1999) dhe natyrisht avionët ushtarakë të financuar me miliarda të taksapaguesve. Tani kjo ndryshon. Firma Startup nga Denveri, SHBA, Boom Supersonic paraqiti në tetor të vitit të kaluar prodhimin e parë plotësisht privat supersonik, të quajtur Baby Boom.

Brenda këtij viti, ky model unikal supersonik synohet të kryejë testime përmbi zonën Mojave në Kaliforni, fillimisht me një shpejtësi 1600 km në orë. Qëllimi është që të përmirësohet koncepti aerodinamik dhe modeli të ndërtohet për avionë më të mëdhenj deri në 75 pasagjerë. Projekti është për avionin “Overture” pak më i vogël se “Concorde” me 100 pasagjerë, me synim që në gjysmën e dytë të këtij dhjetëvjeçari të fluturojë më shpejtësi deri në 2700 km në orë, pra në rreth 3 orë e gjysmë nga Londra në Nju Jork.

Më të mëdha gjasat janë që të ngrihen në qiell avionë më të vegjël supersonikë, apo “superjets” për botën e biznesit për 8-15 pasagjerë.

 

Të fundit

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Lajme të tjera

Web TV