Autobusi përplaset me makinën në qendër të Tiranës, plagosen katër qytetarë

Një autobus është përplasur me një makinë mëngjesin e ditës së sotme në qendër të Tiranës.

Informacion paraprak

Në Qendër, janë përfshirë në një aksident një mjet autobus me një mjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë 4 pasagjerë të mjetit autobus të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.