U ekzekutua sot në Elbasan, Pjerin Xhuvani i angazhuar me 3 forca të ndryshme politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjerin Xhuvani, i ekzekutuar sot në Elbasan është një mjek psikiatër me profesion, ish Drejtori i Spitalit Psikiatrik të Elbasanit dhe ish-drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë.

Xhuvani ka qenë për disa vite i angazhuar në politikë. Ai ka qenë drejtues në Elbasan me PDK-në e Nard Ndokës, disa vite më parë drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të cilën ka kandiduar si deputet, më pas është angazhuar me PDIU-në dhe tani mësohet se është tërhequr nga politika edhe pse është akuzuar nga opozita si i lidhur me Partinë Socialiste.

56-vjeçari Xhuvani ka qenë ish-drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm shumë të madh financiar shtetit, rreth 500 mijë euro.

Më 14 mars ai u përfshi në sherrin që ndodhi Ditën e Verës në Elbasan, për këtë u akuzua nga edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi si organizator, por mësohet se Xhuvani është futur në turmë pasi aty ishte edhe dhëndri i tij.

Të fundit

LAJM I FUNDIT/ Djali plagos nënën e tij me thikë në Dibër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një djalë 22-vjeçar ka plagosur...

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë këtë pasdite të së shtunës. Epiqendra ishte 9 kilometra në veri-perëndim të Vorës. Lëkundjet ishin me magnitudë 3 ballë,...

Në 6 muaj, Shqipërinë e vizituan rreth 150 mijë italianë, 4,7 mln turistë dhe 5 mld €

Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, Shqipëria tejkaloi 4.7 milionë turistë, duke gjeneruar 5 miliardë euro në aktivitet ekonomik për ekonominë...

E rëndë në Itali, gjendet e vdekur në pishinë volejbollistja 20-vjeçare

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin sportiv në Itali. Simona Cinà, 20-vjeçare dhe ish-lojtare e ekipit të volejbollit Acds Capacense Volley në Serinë D...

Broja surprizon me klubin e ri, ja ku do të luajë futbollisti shqiptar këtë sezon

Armando Broja do të kryejë këtë fundjavë vizitat mjekësore me skuadrën e Burnley dhe do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me klubin e Premier...

Lajme të tjera

Web TV