U kapën duke blerë vota për LSI-në, procedohen penalisht 2 persona në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona po ndiqen në gjendje të lirë pasi akuzohen për krimet zgjedhore, për shitblerje të votës në qytetin e Vlorës. Policia e Vlorës njofton se po ndiqen penalisht një person me shtetësi turk Abdulgafur Balikçi, 23 vjeç, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Vlorë dhe një shqiptar Juriseld Muçaj, 24 vjeç, banues në Vlorë. Ky rast u raportuar një ditë më parë edhe nga burimet për Report Tv.

Sipas policisë shqiptari Juriseld Muçaj, dyshohet se në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi Abdulgafur Balikçi, për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021. Një natë më parë u tha se vota po blihej në favor të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, por kjo thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë ndalimit të tyre sipas burimeve janë gjetur një bllok me emra, të personave që dyshohet se do u blinin votën si edhe u janë sekuestruar telefonat celular për shkak se ka pasur biseda që konfirmonin këtë vepër penale. Dy personat po procedohen penalisht dhe çështja do të ndiqet nga SPAK, si kompetenti për hetimin e krimeve zgjedhore.

Më herët një tjetër rast i ngjashëm është raportuar edhe në Pukë, ku kanë rënë në pranga sekseri dhe nën hetim drejtuesi politik i LSI-së, Vasil Shabani dhe Demir Syla, teksa iu gjetën një sasi prej 528 mijë lekësh si edhe një listë me emra. Pas raportimit të këtij rasti, ka ardhur edhe reagimi i LSI-së, ku e kanë mohuar të jenë përfshirë në shitblerje të votave, por po bënin prova për votimin.

Të fundit

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

Lajme të tjera

Web TV