Na çatë telefonin… na çatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Thuhet se në ditët e këqija edhe armiku duhet. Domethënë, që edhe me të mund të biem në dashuri. Imagjino kur armiku është veçse një objekt. “Sindromi i Stokholmit” tanimë ka marrë dhenë. Të gjithë tanimë kemi rënë në dashuri me armikun tonë më të madh potencial. Ai është telefoni portativ që e quajmë: celular. Ti je duke dremitur pas dreke se helbete, je lodhur nga puna 8-orëshe, kur… cërrr, – telefoni. Hë mor kush u kujtua tani…?

-Jemi nga kompania e dyshekëve. Kemi një ofertë për ju. Alamet dysheku…

Aman ore se mbi dyshek jam, jo në dysheme. Po i dolën sustat këtij vij vetë andej nga dyqani. Shyqyr zoti çdo 100 metër ekspozitë dyshekësh shoh. Njëri më i mirë se tjetri. Pastaj ne kemi fjetur në kashtë e s’na ka gjetur gjë….

Mirëpo pasdite teksa ndjek programin e preferuar në televizor, ku ca burra duan të përputhen me do gra, që aman o Perëndi…  telefoni më tërheq përsëri vëmendjen. Më plas xhani dhe sytë nuk i heq nga ekrani, por dhe përgjigjem njëkohësisht. Se kemi mësuar teknikën që duhet të bëjmë dy punë njëherazi. – Alo… Këtë herë oferta kish të bënte me tiganë e tepsi. Ulje çmimi e postë falas deri te dera e shtëpisë. Rast më të mirë s’kishe ku gjeje. Hap derën e sobës: katër tepsi e dy tiganë. Veç të plaste boksi me gruan në blija një tjetër. Iku tigani bashkë me emisionin. Nuk e pashë në u përputh mësuesja nga Lushnja me poetin prej Ulqinit. Lëre se na u bastardua jeta me këto emisione… Mirëpo celularin ne nuk e heqim nga dora. As nga priza. Dhe ai të bie në dy pas mesnate. Të ngrin gjaku. O ka vdekur njeri, o ka plasur lufta me grekun për ndarjen e detit. Alarm i rremë. Tjetri, që jeton matanë botës e që s’i korrespondon ora, mendon sikur këtu jemi në kohën e kafesë: Mos kam ngatërruar numrin e telefonit? Trap je ti apo bën vetë? Fuck You…

Lexo edhe :  Midis trillimit dhe realitetit

Në mëngjes, ende pa larë sytë e dhëmbët celi sërish: Cërrrrr… Kush djallin është që me sabah mor aman?

Jemi nga partia politike e Qendrës nga e Majta në të Djathtë. Po bëjmë një sondazh. A mundemi të marrim 5 minuta nga koha juaj? Për zgjedhjet e kemi fjalën… 

Jooooo… Perëndi e madhe. Ky është kulmi i durimit. Më mirë më flisni për “zotin tonë Jehova”. Këtu të vjen ta përplasësh celularin në tokë e ta bësh 400 copash. Në djall të vejë… Por jo. Ne e fusim me kujdes në xhep, nisemi në punën 8-orëshe e presim telefonatën e radhës.

Të fundit

Tragjedi në Vlorë/ Një grua gjendet e pa jetë, policia nis hetimet

Një shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete në ambientet e një apartamenti në zonën e Ujit të...

‘Jetoj në frikë çdo ditë’/ Shakira trondit me rrëfimin, ja çfarë e tremb këngëtaren…

Shakira, e cila aktualisht është në turne në SHBA, foli për përvojat e saj personale si emigrante në vend. Këngëtarja u zhvendos nga Kolumbia në...

Manastirliu prezanton programin që do të ndjekin nxënësit në Shkollat Verore

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, në një publikim në rrjetet sociale, bëri me dije programin e shkollës verore 2025, që nis zbatimin...

Ndërprerja e internetit, a është bota e sigurt?

nga Leonard Veizi Një hije u shtri papritmas mbi botën dixhitale.Një heshtje e pazakontë pushtoi ekranet, aplikacionet, platformat që përdorim çdo ditë, që i marrim...

Në kërkim për tentativë vrasjeje/ 25-vjeçari arrestohet dhe ekstradohet nga Spanja

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në vijim të operacionit...

Lajme të tjera

Web TV