Vrasja në Elbasan/ Braçe publikon foton e Berishës: Sa herë lexon humbje në zgjedhje, sytë e tu bëhen gjak dhe vritet një njeri

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme në Elbasan, ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani, duke postuar një foto të ish-kreut të PD, Sali Berisha.

Përmes rrjetit të tij social Facebook, Braçe ngre akuza nga Berishës duke thënë se sa herë ai lexon humbje në zgjedhje, sytë e tij bëhen gjak dhe sa herë ai lexon humbje në zgjedhje vritet një njeri.

“Është Sali Berisha, doli dje më në fund që askush mos ngatërrohet, askush mos e harrojë”, shkruan Braçe në postim.

Ngjarja e rëndë ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani ndodhi gjatë ditës së djeshme rreth orës 2, në rrugën “5 maji” në qytetin e Elbasanit, nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare.