Vrasja në Elbasan/ Zbulohet skandali i PD-së, Gazment Bardhi e pranon: Po, kemi ngritur struktura të armatosura për të mbrojtur votën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e Pjerin Xhuvanit sot në Elbasan, zbulon skandalin se Partia Demokratike ka ngritur një grup të armatosur për mbrojtjen e votës në 25 prill. Quhet “Struktura për Mbrojtjen e Votës” (SMV). Lajmi është bërë publik me zë dhe me figurë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin te paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.

Sipas Bardhit, vrasësi Arber Paplekaj “është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit. Strukturat e Mbrojtes së votës, kanë në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit”.

Pjesë e të njëjtës strukturë (paraushtarake) “SMV” që Bardhi pranon publikisht që është krijuar janë edhe dy nga katër të plagosurit, Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, edhe ata ish-punonjës të Policisë së Shtetit. Ndryshe nga sa pretendon Bardhi në këtë deklaratë të tijën të orëve të vona, që bëhet fjalë për persona pa precedentë penalë, Emiljano Prenga rezulton arrestuar dhe inkriminuar ne 2017.

Struktura për Mbrojtjen e Votave përdor furgonë të njëjtë si dy të sekuestruar sot në Elbasan pas përleshjes me armë, me të cilët ky grup paraushtarak patrullon qytetet duke pretenduar se garanton votën e lirë. Në dallim nga një forcë e rregullt policie private, struktura e Mbrojtjes së Votës e krijuar nga PD duket si një organizëm i paligjshëm që ka punësuar ish-policë që lëvizin të armatosur, por pa asnjë rregull dhe kod. Sipas Bardhi struktura eshte e shtrire ne te gjitha qarqet.

Lexo edhe :  Dashnor Sula: Rama merr 75 mandate. LaCivita e ka kuptuar çfarë është PD, prandaj iku

Ja pjesa e deklarates se Gazment Bardhit permes te ciles pranon ekzistencen e struktures se armatosur deri tani te panjohur:

Sot kur morëm informacione te sigurta, që një automjet pa targa po levizste në lagjen 5 Maj, e drejtuat nga një person i quajtur Met Dafllaku, dhe në mes të ditës, në mes të lagjes, në mënyrë demostrative, po shpërndante para në këmbim të votavedhe po mblidhte karta identiteti, ne njoftuam strukturat e Mbrojtjes e Votës, te shkonin ta verifikonin. Strukturat e Mbrojtes se Votes kanë në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit, të pastër dhe asnjë precedent penal. Pasi kjo njesi e verifikoi informacionin, ato kanë kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. Është njoftuar drejtëpërdrejtë Drejtori i Policisë Vendore Elbasan.(…)

Ne prezencë të Policisë së Shtetit, në tentativë për të mundësuar largimin e makinës dhe personit që po blinte vota, një nga personat qe dyshohet te jete Klement Xhaferri, por edhe shtetas të tjerë të paidentifikuar nga strukturat tona, ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të anëtarëve të Strukturës për Mbrojtjen e Votës. Aty kanë mbetur të plagosur Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, të dy ish punonjës të Policisë së Shtetit, pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votave në Elbasan. Në këtë moment ka pasur të shtëna me armë mes palëve.

Arber Paplekaj është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit, tha Gazmend Bardhi

Të fundit

“Ndjesë që përkëdhela Ilir Vrenozin”, Rama: E ktheu në shfaqje porno-politike!

Kryesocialisti Edi Rama vijoi sot turin e tij elektoral në qarkun e Korçës. Pas prezantimit të investimeve 12-vjeçare nga...

“9 mijë euro metri te kulla e Zenit, do nxjerrin 6 mln e SHBA!”

Tek kulla që po ndërton Shkëlzen Berisha në qendër të Tiranës, kanë nisur shitjet. Aktivistja Evi Kokalari, me ironi shkruan se duan të nxjerrin 6 milionët...

VIDEO: Momenti i frikshëm i shembjes së masivit të kromit në Klos

Prej dy ditësh po vijon operacioni i kërkim-shpëtimit për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i zhdukur pas çarjes së një rezervuari uji pranë fabrikës së përpunimit...

Mitingu i Berishës në Peshkopi, shoferi humb kontrollin dhe përplas efektivin

Aksident i rëndë në dalje të qytetit të Peshkopisë. Drejtuesi i automjetit “Golf” me Alban Shoti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka hyrë brenda...

Rama “urdhër” demokratëve: Kush nuk na voton ne, të rrijë në shtëpi më 11 maj!

Nga Korça, kreu i PS u ka bërë thirrje qytetarëve korçarë se sikurse dikur ai në 1992, nuk votoi PD, pasi e kishte ndjerë...

Lajme të tjera

Web TV