Kanë nisur hetimit ndaj kandidatit për deputet të LSI-së në Tiranë, Elton Joka, pas publikimit të videos me përmbajtje korrupsioni dhe blerje votash.
Kandidati për deputet, tashmë i shpallur në kërkim policor, nuk ka pranuar që të dëshmojë për rastin në polici dhe ka fikur telefonin.
I renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë, kandidati Etjon Joka shfaqet në një video e cila është publikuar ditën e sotme, teksa i jep 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në. Në videon e publikuar nga Breaking në Top News, Joka bisedon edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij.