Presidenti Meta sherr me Yuri Kim, Sali Berisha gjen mbështetje tek Kim Kardashian! (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa fushata zgjedhore preku ‘finishin’ dhe zgjedhjet parlamentare jane vetëm disa orë larg, duket se politikanët shqiptarë nuk kanë ndërmend ta bëjnë pushim as ditën e heshtjes zgjedhore. E premtja ishte një ditë intensive, ku partitë politike dhe drejtuesit e tyre thanë fjalën e fundit drejtuar qytetarëve, para se këta të fundit të vendosin se kush do i qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Ndonëse duhej të ishte disi më i distancuar nga fushata, Presidentin Meta nuk e mbajti vendi asnjë ditë të saj dhe arriti deri aty sa tu kërkonte qytetarëve të rrëmbenin sopatat, kosoret, sfurqet e të ndjekin nga pas Kreun e Shtetit. Kulmi i nervozizmit të Metës arriti deri dje kur u përplas edhe me Ambasadoren Yuri Kim, duke i kërkuar kësaj të fundit të qëndrojë larg punëve të brendshme të Shqipërisë. Me një gjuhë aspak etike për kreun e shtetit, Meta ka deklaruar se është turp për Ambasadoren Yuri Kim që të mbrojë Edi Ramën, ose të paktën kështu e mendon ai.

Megjithatë, për të qetësuar pakëz gjakrat në kampin opozitar, mendoi pikërisht doktor Berisha, që gjeti ‘ilaçin’ Kim Kardashian. Po po Kim Kardashian! Thuajse në hije gjatë gjithë fushatës, ish-kryeministri ka bërë një postim që ka tërhequr vëmendjen e njerëzve ditën e sotme. Teksa ka publikuar një foto të Kim, Berisha i ekzaltuar nga dy gishtat lartë të saj, e ka prezantuar para ndjekësve të tij foton e Kardashian si një mbështetje ndaj opozitës, edhe pse kjo e fundit kishte pozuar si zakonisht.

“Mirëmëngjes special nga diva e botes, Kim Kardashian”, shkruan Berisha. Një ditë para zgjedhjeve, doktori, i lodhur nga zhurma e Presidentit mbrëmjen e djeshme në debatin me ambasadoren Kim, duket se ka zgjedhur Kim Kardashian, për të qetësuar pakëz veten dhe mbështetësit.

Lexo edhe :  Gjendet i vdekur burri brenda një kanali në Divjakë, dyshime të forta!

Të fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ SPAK bën bilancin: 39 procedime penale të regjistruara!

Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin lidhur me krimet zgjedhore në vend gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. SPAK informon...

Të paktën kërkojini falje Lulëzim Bashës

Shpëtim Luku Në politikë rrallë ndodh që dikush të marrë një vendim të drejtë kur ai është i vështirë, i papëlqyeshëm dhe me kosto personale....

PD rrezikon edhe në listën e mbyllur, dy deputetët “e sigurt” mund të mos marrin mandatin

Humbja e thellë që po pëson Partia Demokratike në disa prej qarqeve të vendit, po i prek asaj edhe listën e mbyllur të deputetëve. Kështu,...

PD-ja po paguan gjithçka ka bërë, shumë më dobët se me Bashën në krye!

Sipas projeksioneve deri më tani, PS-ja është në krye të garës zgjedhore, me 83 mandate, për të shkuar drejt mandatit të katërt. Ish-deputeti i PS-së,...

I qetë dhe sportiv, Edi Rama shkon në selinë e PS-së

Teksa rezultatet e deritanishme nga KQZ-ja e nxjerrin Partinë Socialiste fituese absolute të zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama ende nuk pranon të bëjë...

Lajme të tjera

Web TV