Bllokuan mjetin e kryetarit të PS, procedohen penalisht dy demokratët në Dibër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal, dhe u referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për dy persona.

Ata janë Ferit Alia 54 vjeç, Sokol Lata 46 vjeç, banues në Dibër, (simpatizanë të PD).

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë në fshatin Arras, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në drejtim të heqjes së paligjshme të lirisë, kundrejt shtetasit Agron Cerri subjekti PS.

Këta shtetas kanë ndaluar dhe kontrolluar automjetin që drejtohej nga Cerri (kryetar i degës lokale i një subjekti politik), dhe është mbajtur i bllokuar deri në mbërritjen e shërbimeve të Policisë, me pretendimin se ky shtetas, posedonte materiale që mund të ndikonin në procesin zgjedhor.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga grupi hetimor në automjetin që drejtonte shtetasi A. C., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.

Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Të fundit

Mjekja psikiatre tregon simptomat kryesore të ankthit: Kur duhet të kërkoni ndihmë

Mjekja psikiatre Arjana Rreli ndau informacion të rëndësishëm mbi mënyrën se si mund ta kuptojmë nëse vuajmë nga ankthi...

Horoskopi javor për datat 10 deri 16 mars 2025, parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Dashi (21 Mars – 19 Prill) Këtë javë, rezervoni pak kohë për veten tuaj. Të mërkurën, Dielli shërues do të jetë në konjuksion me Saturnin...

“Do të të jap shqelma b***ës!” Keqtrajtimi çnjerëzor nga familja e burrit: Më torturoi…

Hana ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”, babain,  Rexhepin i cili e ka nxjerrë nga shtëpia. Sipas vajzës, e cila është në fakt nënë...

Largimi i fuqisë punëtore, ekspertët: Bizneset të ndryshojnë trajtimin ndaj stafit

Përveç kërkesave për azil në Europë, mijëra shqiptarë të tjerë kanë emigruar jashtë saj duke përdorur mënyra të tjera të ligjshme. Referuar të dhënave të...

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat...

Lajme të tjera

Web TV