I shoqëruar nga bashkëshortja, voton kryeministri Rama: Demokracia nuk është sport me spektatorë, zbrit në fushë dhe voto

Rama voton në shkollën e Surrelit, i shoqëruar nga bashkëshortja: Demokracia nuk është sport me spektatorë, zbrit në fushë dhe voto

Kryeministri Edi Rama është shfaqur në orën 10:25 në shkollën e Surrelit për të votuar. Rama i është drejtuar Qendrës së votimit bashkë me bashkëshorten Linda Rama teksa videon ‘live’ në “Facebook” e ka shoqëruar me një mesazh.

“Demokracia nuk është sport me spektatorë, zbrit në fushë dhe voto”, shkruan Rama. E para ka votuar bashkëshortja e tij Linda Rama dhe më pas kryeministri.