Reuters i referohet ExitPoll-eve të Albanian Post: PS fiton me 46.9% të votave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste në pushtet e Shqipërisë dukej e vendosur të fitonte zgjedhjet kombëtare të së dielës dhe të siguronte një mandat të tretë për Kryeministrin Edi Rama, dhe kështu e nxorrën ExitPoll-et.

Sipas sondazhit të Albanian Post, socialistët e Ramës dalin fitues me 46.9% të votave. Kjo do t’u jepte socialistëve një shumicë të vogël prej 71 vendesh në parlamentin me 140 vende.

Partia Demokratike, e udhëhequr nga Lulzim Basha, del me 43.5% të votave ndërsa partia tjetër më e vogël e opozitës, Lëvizja Socialiste për Integrim, parashikohet të dalë e treta me 6.9% të votave.

Rezultatet zyrtare nuk priten para të hënës.

Shqipëria, e cila ka një popullsi prej 2.8 milion, por 3.6 milion votues për shkak të diasporës së saj të madhe, ka një histori dhune dhe akuzash për mashtrim gjatë zgjedhjeve në tre dekada që nga fundi i komunizmit.

Të mërkurën, një mbështetës i Partisë Socialiste u vra dhe katër persona u plagosën gjatë një shkëmbimi zjarri pas një mosmarrëveshje midis mbështetësve të Socialistëve dhe Demokratëve.

Shqipërisë iu dha statusi i kandidatit të Bashkimit Evropian në 2014, por ka pasur pak progres për shkak të mungesës së reformave brenda Shqipërisë.

Votuesit janë të etur për t’i dhënë fund korrupsionit të përhapur. Shqipëria renditet e 104-ta në listën e 180 vendeve të Transparencës Ndërkombëtare për vitin 2020 dhe akuzohet nga Shtetet e Bashkuara si një burim kryesor për prodhimin e marihuanës dhe dërgesave të tjera të drogës.

Të fundit

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Lajme të tjera

Web TV