Bamirësi për Ramazan, një dhurues anonim paguan borxhet e qytetit në dyqanin ushqimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qytetar në Mal të Zi ka vendosur të bëjë bamirësi në një mënyrë të veçantë. Banorët e qytetit të Barit, të cilët kishin borxhe në dyqanin e ushqimeve, u surprizuan kur pronari u tha se gjithçka ishte likuiduar nga një njeri që kishte preferuar të mbetej anonim.

“Thjesht më jepni shumën, pa emra njerëzish që kanë borxh në dyqan prej kohësh dhe unë do t’i paguaj të gjitha borxhet e tyre”, ishte mesazhi që një dyqan i vogël lokal në qytetin port të Malit të Zi në Bar mori këto ditë.

Sipas portalit lokal Jedro, një dhurues anonim që jeton jashtë, mori përsipër të gjitha borxhet e papaguara në dyqanin ushqimor Cobra në shumën prej 500 eurosh.

Më vonë u mor vesh se qëllimi i tij ishte të ndihmonte ish-bashkëqytetarët e tij gjatë Ramazanit, muaji më i rëndësishëm në islam.

Besimtarë të tre feve dominuese në këtë zonë kanë jetuar në Bar për shekuj me radhë.

Sipas regjistrimit të fundit nga viti 2011, rreth 60 përqind e banorëve të qytetit e deklarojnë veten ortodoksë, rreth 30 përqind janë myslimanë, ndërsa afër tetë përqind janë katolikë.

Të fundit

Çmimet referencë për taksimin e pasurive të paluajtshme, dalin hartat dhe metodologjia

Ministria e Financave ka nxjerrë në konsultim publik bashkë me vendimin për rivlerësimin e pasurive të paluajtëshme edhe metodologjinë...

Drejtoria e Burgjeve mohon pretendimet e Metës: S’i është shkelur asnjë e drejtë

Pretendimet e Ilir Metës se i janë penguar qëllimisht takimet me deputetë, eurodeputetë, me familjarë si motrat dhe fëmijët, si dhe me avokatët janë...

Rama ndëshkon kryebashkiakët, çdo leje ndërtimi mbi 6 kate kërkon firmën e kryeministrit

Nga kritikat me fjalë, tashmë Edi Rama ka vendosur t’u kufizojë pushtetin kryebashkiakëve edhe me ligj. Me një vendim të ri, qeveria ua heq...

1910 – Rënia e Shkodrës dhe goditja e rëndë ndaj identitetit shqiptar

Në korrik të vitit 1910, trupat osmane hynë në qytetin e Shkodrës, duke shtypur me forcë kryengritjen shqiptare që kishte shpërthyer më herët atë...

Horoskopi ditor, 24 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me të dashurin, sepse qielli është...

Lajme të tjera

Web TV