PS kryeson, Kreshnik Spahiu ironi me Bashën: Gjumi i mëngjesit është plot ëndrra. Grua e mençur Aurela që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa PS vijon të kryesojë deri më tani si forcë e parë në vend, juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Në Facebook, Spahiu thotë që mos ta zgjojnë sot Bashën, pasi “gjumi i mëngjesit është plot ëndrra dhe gërhitje”.

Madje Spahiu përmend edhe faktin që Basha nuk është votuar as nga bashkëshortja e tij, ku thotë se Aurela Basha u tregua grua e zgjuar me këtë veprim.

Spahiu shpreh keqardhjen për “500 mijë” militantët e Bashës , për të cilët thotë se kanë gjithë jetën duke pritur të zgjohet i ‘vdekuri’.

“Mos e zgjoni sot Lulzim Bashën, sepse gjumi i mëngjesit është plot ëndrra dhe gërrhitje. Grua e mençur Aurela që nuk e votoi, bashkëshortin, burr i mençur edhe Berisha që po hesht. Yuri Kim e tha troç, por ju s’deshët me e dëgju. Më vjen keq për ata 500 mijë militant, që kanë 8 vjet i besojnë por do i’u duhet ndoshta edhe 16 vjet. E gjithë jeta duke pritur të zgjohet i vdekuri. Kufomat nuk ringjallen!  Mos kërkoni të hap sytë një fosile. Zgjohuni ju o popull: I gjalli me të gjallët, i vdekuri me të vdekur”, shkruan Spahiu.

Kur janë numëruar mbi 33% e votave, PS është në avantazh, ku janë deri më tani forcë e parë në 9 qarqe, duke i marrë demokratëve edhe Dibrën, e ndërsa PD-ja ruan bastionet e saj në Shkodër, Kukës e Lezhë.

Të fundit

Putin është një “përbindësh” që “duhet të vazhdojë të hajë” për të mbijetuar

Vladimir Putini është “një grabitqar, një përbindësh në pragun tonë” që “duhet të vazhdojë të hajë” për “mbijetesën e...

A munden SH.B.A.. të vazhdojnë garantuesin e Paqes për Evropën

Nga Abdyl Koprencka Amerika e pa aftë ndër bisedime politike dhe pa nji pregatitje si duhet ushtarakisht që ti japi fund luftës në Ukraine dëshëron...

Piromanët

Nga ARTUR  AJAZI Ata nuk i njohin zgjedhjet. Nuk i kanë njohur edhe para 20 vitesh, edhe para 12 vitesh, edhe sivjet ata nuk i...

Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha! Janë makineria e sotme financiare!

NGA BEN BLUSHI Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk lejojnë transferta me aplikacionet që...

Pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj në Tomorr, Policia shpall planin njëjavor të masave

Festa e besimtarëve bektashinj, pelegrinazhi i përvitshëm i muajit gusht, që do të mbahet në Malin e Tomorrit, e njohur ndryshe edhe si “Festa...

Lajme të tjera

Web TV