Qarku Fier dhe Kukës, publikohen rezultatet paraprake

Në Fier, PS ruan bastionin e saj. Deri më tani kur janë numëruar, 32% të votave, PS ka marrë 52.59 %. PD ka një rritje të lehtë me 38.20 % të votave, e ndërsa LSI ka marrë 6.51 %. Partitë e tjera nuk kanë arritur as në 1% të votave.

Sa i përket qarkut të Kukësit, PD ka marrë 2-fishin e votave dhe kjo nuk është aspak surprizë. Ajo ka arritur që të marrë 62.68 % të votave krahasuar me 35.61 % të PS. Sa i përket LSI, nuk ka marrë dot as 1 % të votave.