Balla i rikthehet punës/ Inspekton shtrimin e rrugës së re në Polis: Rruga do ta shndërrojë zonën në një atraksion agro-turistik

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla i rikthehet punës pasi arriti të siguronte një rezultat mjaft të mirë për PS në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 Prillit.

Balla ka parë nga afër punën që po kryhet për shtrimin me asfalt të rrugës së re në Polis.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se rruga e re do ta shndërrojë këtë zonë në një atraksion agro-turistik.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

#punëjogjumë?

Erdha sot në Polis për të parë punën e filluar në rrugën e re, e cila do të shndërrojë këtë zonë në një atraksion agro-turistik.