Gjithçka kuqezi, PS bën gati sheshin për festimin e fitores (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama njoftoi se pasditen e sotme, PS do të festojë në sheshin “Skënderbej” fitoren e madhe të 25 Prillit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri shkroi: “Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores”.

Nga fotot duket qartë se gjithçka është gati për ditën më të rëndësishme të socialistëve. Ajo që vihet re është se karriget e vendosura janë kuqezi, si një mesazh për të treguar se fitorja është e gjithë shqiptarëve.

Deri më tani, PS ka siguruar 74 mandate, ndërsa janë numëruar 94% e kutive të votimit.

Të fundit

Trump e rithekson: Do kishte luftë Serbi-Kosovë, por unë e zgjidha me tregti

Kësaj here në zyrën ovale dhe në prani të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kreu i Shtëpisë...

Kreshnik Spahiu: Disa fakte për ata që duan ta shpallin Thethin ‘Republikë të pavarur’

Po e nis me konkluzionin politik: Qeveria nuk duhej të kishte nisur aksionin e buldozerëve në mes të sezonit turistik. Prej disa ditësh, nuk...

Vlorë, adoleshentja tentoi të vrasë veten, familjarët zhdukin armën

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e ditës së sotme në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi t'i jepte fund jetës duke...

U konfiskua se shkeli lejen e ndërtimit, zhvillues i pallatit ish-Drejtor i Urbanistikës

Një pallat në qytetin bregdetar të Vlorës është konfiskuar dhe tashmë i ka kaluar shtetit. Konfiskimi vjen në vazhdë të aksionit për lirimin e...

Altin Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të prokurores së Vlorës, Flora Çela duke kërkuar shkarkimin e...

Lajme të tjera

Web TV