“Ishte bërë si guri në këpucë”/ Nasip Naço: LSI ka dështuar, Meta të mbajë premtimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Naço shprehet se LSI ka dështuar në të gjithë Shqipërinë për shkak të lidershipit, që mendon se bën politikë të madhe, por në fakt është e kundërta.

Naço: LSI ishte bërë ai ai guri në këpucë. Sot unë jam bashkë me PS për shkak të dështimeve të lidershipit të LSI-së. Për eksperimente politike të dështuara nuk kishte më vend. Kam kontribuuar në këtë fushatë, por një falënderim e kam edhe për zotin Rehovica që kanë qenë në këtë fushatë përkrah meje.

LSI ka dështuar në të gjithë Shqipërinë për shkak të një grupi njerëzish që nuk bëjnë politikë, po mendojnë se bëjnë politikë shumë të madhe. Lidershipi i LSI-së mori një mësim të mirë! Të respektojë qytetarët dhe paktet që bën.

I pyetur nëse ka një apel për Presidentin Meta dhe kryetaren e LSI-së Kryemadhi, Naço tha se nuk ka një koment, por e ftoi Presidentin Meta të mbajë fjalën që ka dhënë para se të niste procesi zgjedhor. Meta ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga posti i Presidentit.

Naço: Nuk kam asnjë koment, por para dy javësh kur ka ardhur Rama në Skrapar kam parë që doli gjithë qyteti që priti dhe isha i bindur se aty do merrte mandatin e 5. Dua ta lë Metën në lumturinë e vetë dhe të bëjë atë që ka premtuar të bëjë pas zgjedhjeve.  Unë di që Meta e mban fjalën”.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV