Zhgënjimi nga rezultati, Fatbardh Kadilli i PD kërkon dorëheqjen e Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, ka kërkuar dorëheqjen e kreut të PD-së, Lulzim Bashës pas humbjes së demokratëve në zgjedhje. Me një postim në Facebook, Kadilli ka shpallur edhe kandidaturën e tij.

Postimi i plotë:

Sot demokratët dhe opozitarët në Shqipëri ndihen të trishtuar.

Partia jonë dështoi në krijimin e mekanizmave dhe të besimit popullor për t’u përballur me të keqen. Me makinerinë propagandistike, financiare dhe abuzuese të pushtetit.

Ne nuk arritëm ta frymëzojmë mbështetjen e gjerë opozitare, dhe as elektoratin gri, për t’i dhënë votës forcën dhe vlerën që ka në demokraci.

Ne nuk arritëm që të kapërcenim presionin, blerjet, makinacionet, joshjet dhe hilet e sistemit të ngritur nga ky pushtet.

Ne nuk arritëm t’a kthenim në frymë ndryshimi zhgënjimin popullor.

Si rrjedhojë jemi përballë këtij rezultati. Të cilin nuk e shmangim dot as me fajësim të njëri-tjetrit, as me taktika kalimtare, dhe as me demonizim të kundërshtarit.

Rezultati negativ është i pamohueshëm.

Të gjithë bashkë duhet të analizojmë mangësitë personale dhe kolektive në këtë humbje. Duke mos harruar: si në çdo skuadër, drejtuesi mban përgjegjësinë e humbjes, siç do të merrte edhe dafinat e fitores.

U bëj thirje demokratëve: ndërkohë që nxjerrin konkluzione, të përmbahen nga etiketimi i atyre që nuk na zgjodhën ne, që nuk menduan si ne, që nuk na panë ne si alternativë. Kërkimi i arsyeve të humbjes duhet filluar te vetja dhe te kundërshtari politik, asnjëherë te votuesi dhe zgjedhja e tij.

Ne duhet ta pranojmë se nuk kishim një propozim fitues për Shqipërinë. Alternativa jonë ishte vetëm kryetari i partisë, që u dëshmua përsëri e pamjaftueshme.

Duke ndjerë keqardhje dhe solidarizim të plotë me sakrificën e demokratëve dhe strukturave të partisë gjatë një opozite 8 vjeçare, jo pak here edhe të pabusull, kërkoj largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Lexo edhe :  Mandati i katërt me “furtunë”, Rama premton epokë të re urbane

Jo vetëm për faktin se partia gjendet sot përballë humbjes së tretë, por më shumë se kaq, ky është një model që ka shterruar.

Me anë të këtij akti, ai jo vetëm njeh përgjëgjësitë për rezultatin, por edhe respekton një standard të vendosur në Partinë Demokratike nga paraardhësi dhe themeluesi i kësaj force, Sali Berisha.

I bëj thirrje Kryesisë të mblidhet sa më shpejt dhe të përcaktojë modalitetet e garës për lidershipin e ri. Nuk kemi kohë për të humbur. Përpara shqiptarëve kemi misionin për një opozitë të re!

Gjithashtu, shpall sot kandidimin për detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike.

Iu bëj thirrje të gjithë demokratëve të mos dorëzohen. Ne jemi parti e vlerave dhe forcës; trashëgimtare e Lëvizjes së Dhjetorit, besimtare e kredos: ‘e duam Shqipërinë si gjithë Evropa’.

Me këtë rast, si anëtar Kryesie dhe si Kandidat për Kryetar, u bëj thirrje numëruesve dhe vëzhguesve, që sot janë në krye të punës më të vështirë, mbrojtjes së vullnetit të mbështetësve të opozitës dhe çdo shqiptari, të bëjnë të gjitha përpjekjet për të numëruar dhe ruajtur çdo votë.

Nga sakrifica e tyre sot fillon ringritja nesër.

Iu bëj thirrje të gjithë demokratëve të mos dorëzohen.

Ne duhet të kthehemi te thelbi i misionit tonë, ringritja si parti e shpresës së shqiptarëve.

Ringritja fillon që sot.

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 26 korrik 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti...

Demokratët kritikojnë Trump: Tarifat ndaj Brazilit, një abuzim i rëndë pushteti

Një grup prej njëmbëdhjetë senatorësh demokratë në SHBA i ka dërguar një letër Presidentit Donald Trump, duke shprehur “shqetësim për abuzimin e dukshëm të pushtetit” përmes...

Mungesa në All-Star Game, MLS pezullon Lionel Messin dhe Jordi Alban

Mungesa e Lionel Messit në All Star Game të MLS, ndeshjen e yjeve të kampionatit amerikan të futbollit, nuk ka kaluar pa telashe. Tifozët...

Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Inkuizicioni, zjarr i shenjtë apo urrejtje hyjnore?

Në shekullin XIII, Romës i vinte era tym dhe frikë – një erë që nuk vinte prej temjanit të altareve, por prej druve që...

Lajme të tjera

Web TV