“Nëse nuk jep dorëheqjen, demokratët do ta tërheqin për leckash”, protestuesit kërkojnë largimin e Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Protesta e nisur që prej dy ditësh nga anëtari i partisë demokratike, Ibsen Elezi ka vijuar edhe ditën e sotme përpara selisë së PD, ku janë mbledhur një numër i konsiderueshëm protestuesish të cilët kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Protestuesit janë shfaqur njëzëri kundër qëndrimit të Bashës në krye të partisë duke thënë se nëse nuk jep dorëheqje atëherë demokratët nga e gjithë Shqipëria do t’a tërhiqnin zvarrë.

“Kjo protestë sa ka filluar. Mos të harrojë Lulzim Basha sepse zemërimi i demokratëve në të gjithë Shqipërinë do vijë ta tërheqin për leckash”- u shpreh njëri prej protestuesve.

Më tej ata kanë shtuar se nëse ka moral Lulzim Basha nuk duhet të pranojë as mandatin e tij dhe se rritja e partisë demokratike me 15 mandate krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017 nuk është meritë e tij por ka ardhur falë mërzitjes dhe lodhjes së popullit.

“Madje nëse ka moral nuk duhet ta pranojë as mandatin e tij.

Rritja me 15 mandate krahasuar me vitin 2017, nuk është meritë e Lulzim Bashës por e popullit që ka qenë i mërzitur nga klikat fashiste të Edi Ramës. Ne kemi ndenjur të heshtur dri tani sepse po shpresonim që të fitonte PD në këto zgjedhje, por tani pas zgjedhjeve ky del e thotë jemi më të fortë se kurrë.

Ky n’a ka tradhëtu, unë e kam grisur teserën e partisë time përpara votuesve. Në momentin që një demokrat del e deklaron se ka rritje votash vetëm si pasojë e mërzitjes së popullit.
Dua të garantoj dicka që ato vota që i ka PD i ka bio dhe të pa blera”- përfunduan protestuesit.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV