Studimi: Arsyeja pse nuk duhet ta përdorni telefonin në rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdorimi i telefonit inteligjent gjatë kohës që jemi në lëvizje është problematik. Qofshim duke ecur në këmbë, me biçikletë, apo akoma më keq, duke ngarë makinën, pasja e një telefoni celular nëpër duar na tërheq vëmendjen dhe ngadalëson shumë reflekset tona.

Kjo konfirmohet nga një studim i kryer në Japoni dhe i botuar në “Science Advances”, që u mor veçanërisht me analizimin e sjelljes sonë në një turmë. Nga studimi rezultoi se ecja jonë e hutuar për shkak të smartfonit, jo vetëm që na pengon të lëviznim me shkathtësi midis njerëzve, por ndikon gjithashtu negativisht edhe në lëvizjen e atyre që janë pas nesh.

Për të arritur në këto rezultate, studiuesit kryen eksperimente që përfshinë disa studentë nga Universiteti i Tokios në Japoni. Të ndarë në dy grupe, vullnetarët duhej të ecnin drejt njëri-tjetrit, duke u kryqëzuar dhe vazhduar rrugën drejt: nëse asnjëri nga pjesëmarrësit nuk shpërqendrohej nga telefoni i tij celular, të dy grupet formonin instinktivisht radhë dhe vazhdonin pa probleme rrugën e tyre.

Por ndërkohë mjaftonte që vetëm 3 nga studentët të përdornin celularët e tyre teksa ecnin para shokëve të tyre të klasës, dhe i gjithë grupi hynte në kaos. Ata që ishin të zënë me telefonat e tyre lëviznin më ngadalë dhe mëme vështirësi, përplaseshin me shokët e tyre të klasës që vinin përballë nga grupi i kundërt, dhe rreshtat deshën shumë më tepër kohë që të formoheshin.
Në përgjithësi, të dy grupeve iu desh më shumë kohë për të përshkruar të njëjtën rrugë, dhe e bënë këtë me më shumë sesa një problem.

Sipas studiuesve, ky kaos i përgjithshëm vjen për shkak të mungesës së kontaktit me sy. Kur ecim në rrugë ne shohim në sy ata që ndeshim përballë për të kuptuar se në cilën mënyrë do të lëvizim, dhe për pasojë zhvendosemi nëpërputhje me rrethanat.

Lexo edhe :  Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Dhe ne e bëjmë këtë në mënyrë instinktive, por janë pikërisht këto komunikime me sy që na japin mundësinë të shmangim përplasjet me njëri-tjetrin. Sipas Hisashi Murakami, një nga autorët e studimit, hapi tjetër, do të jetë analizimi i lëvizjes së syve të njerëzve që takohen në rrugë.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV