Shqiptari dhe tradita e rrëmbimit të gruas/ Rrëfimi i shkrimtarit francez Guillaume Apollinaire

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Messidor” ka botuar, të shtunën e 7 shtatorit 1907, në faqen n°3, rrëfimin e shkrimtarit të njohur francez Guillaume Apollinaire, për mikun e tij shqiptar dhe zakonin e rrëmbimit të gruas.

Nga Aurenc Bebja

Shqiptari

Novelë e re nga Guillaume Apollinaire

 

Shqiptarët janë burra të pashëm, fisnikë, të guximshëm, me prirje për vetëvrasje, gjë që padyshim do t’i bënte njerëzit të dridheshin për racën e tyre nëse cilësitë e tyre riprodhuese nuk do të kundërpeshonin mërzinë e tyre për të jetuar. Një shqiptar të cilin e njoha gjatë një qëndrimi të gjatë në Bruksel më la përshtypje të paharrueshme dhe të caktuara për një komb i cili, së bashku me skocezët, ndoshta, është më i vjetri në Evropë. Ky shqiptar kishte mikeshë një angleze që e bënte të vuante si vetëm ata që janë të elitës së njerëzimit mund të vuajnë nga dashuria. Kjo vajzë, bukuria e së cilës ishte aq joshëse (fyese) sa nuk ka një burrë që nuk do ta donte çmendurisht, e tradhtonte mikun tim me ata që dëshironin, dhe vetë unë, dhe të më falni, hezitoja midis miqësisë dhe dëshirës (epshit). E paturpshme, në një mënyrë që mund të admirohet vetëm nga ata që jeta i ka bërë të vuajnë aq sa të qorrohen në shpirt dhe zemër, Maud e kalonte jetën e saj, e zhveshur, në apartamentin e mikut tim. Dhe kur ai ishte jashtë, të shthururit hynin në shtëpinë e tij.

 

Dhe kjo vajzë, kjo Maud, a ishte ajo pjesë e njerëzimit?

Ajo nuk fliste asnjë gjuhë, por një dialekt hibrid, një përzierje e të folurit anglez, francez, belg dhe gjerman. Një filolog do ta kishte adhuruar atë, një gramatikan nuk mund veçse ta kishte urryer pavarësisht bukurisë së saj. Angleze, ajo ishte nga babai i saj, një oficer mizor, i dënuar me vdekje në Indi për abuzim ndaj vendasve (indigjenëve). Por nëna e saj ishte malteze.

 

Një ditë, miku im më tha :

 

— Dua të ta them. Nesër, do të vras ​​veten.

Unë i njihja mjaft mirë zakonet shqiptare për të ditur që këto nuk ishin fjalë boshe.

Ai do të vriste veten, pasi e kishte thënë kështu.

Unë kurrë nuk e lashë atë, dhe të nesërmen, falë pranisë sime dhe miqësisë, shqiptari nuk vrau veten.

Ai vetë gjeti një ilaç për dhimbjen e tij.

— Kjo grua, tha ai, nuk është gruaja ime. Unë e dua atë, kjo është e vërtetë, por me një dashuri që një nuse do të më shkatërronte përbrenda.

— Nuk e kuptoj, i thashë.

Ai buzëqeshi dhe vazhdoi:

— Racat e Ballkanit dhe maleve në kufi me Adriatikun dikur praktikonin rrëmbimin, dhe ky zakon mbijeton në lokalitete të ndryshme. Vetëm gruaja që kemi marrë (rrëmbyer), ajo që kemi zbutur (domestikuar), na takon vërtet.

Dhe pa rrëmbim, nuk ka martesë të lumtur. Unë kam flirtuar me Maud.

Por ishte ajo që më mori.

Ajo është e lirë dhe unë dua të rifitoj lirinë time.

— Dhe si? E pyeta i habitur.

— Rrëmbimi! tha ai me nje qetësi dhe fisnikëri që më bëri përshtypje.

Në ditët në vijim, ne udhëtuam, shqiptari dhe unë.

Ai më çoi në Gjermani dhe për një kohë shumë të gjatë dukej i shqetësuar. Unë respektoja dhimbjen e tij dhe pa menduar për rrëmbimin e admiroja në heshtje për përpjekjen për të harruar këtë Maud, e cila e tërbonte atë për vdekje.

Një mëngjes në Këln, në mes të Hohe Strasse, shqiptari më tregoi një vajzë të re, e cila me një mjet muzikor në dorë, po ecte pranë shërbëtorës së saj. Një shërbëtor i veshur me shije ecte dhjetë hapa pas dy grave. Vajza mund të ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Dy gërsheta i bienin pas shpine. Bijë e një mjeku nga Këlni, ajo dukej e gëzuar në Prusi po aq sa në qytetin e Tre Mbretërve (Rois Mages).

— Më ndiqni, tha befas shqiptari.

Ai filloi të vraponte, kaloi shërbëtorin dhe, duke arritur pranë vajzës së re, i hodhi një krah rreth belit dhe e ngriti atë (mbi supe) duke vrapuar shumë shpejt. Po vrapoja i shqetësuar në gjurmët e mikut tim.

Unë nuk shikoja pas meje, por sigurisht që shërbëtori dhe shërbëtorja, të shushatur, kishin humbur mendjen, sepse ata as nuk bërtisnin: “Kujdes!” 

Në kaluam para Kupolës, arritëm në stacion. Vajza e re, e hipnotizuar nga prania mashkullore e rrëmbyesit të saj, buzëqeshi, e kënaqur në të gjitha kuptimet e fjalës dhe, kur ishim në vagonin e një treni që u nis drejt Erbestal, drejt kufirit, shqiptari po puthte (përafonte), sa të ikte shpirti, më të nënshtruarën e grave.

Guillaume APOLLINAIRE

 

Lexo edhe :  Anunnakët dhe Nibiru, çfarë fshihej pas pllakave sumere që zbërtheu Zekaria Siçin

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : . Në rast të kundërt mos e publiko.

 

Të fundit

Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar. Edhe këtë...

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve

Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun...

Bajrami po afron, receta tradicionale e bakllavasë hap pas hapi

Festa e Bajramit është vetëm dy ditë larg dhe përgatitjet fillojnë që më herët. Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme...

Bibla e Djallit: Një dorëshkrim mesjetar gjigant plot mister

Ekzistojnë tre pyetje kryesore mbi Kodikun e Gigasit, i njohur si Bibla e Djallit, dhe ato janë: kush e shkroi, pse dhe pse është...

Çfarë është sindroma e Kasandrës? Si ta identifikoni e ta kapërceni

Ka njerëz që kanë një intuitë të fortë, një aftësi për të parashikuar që një problem do të ndodhë ose një ndjeshmëri të lartë...

Lajme të tjera

Web TV