Aksident i rëndë në Sarandë, makina përplas motorin

Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës.

Një makinë është përplasur me një motoçikletë në lagjen nr. 3 në qytetin bregdetar.

Sipas informacioneve të para, i plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit dhe i mjetit, ndërsa emrat e tyre nuk janë bërë të ditur.

Dy të lënduarit janë transportuar menjëherë për në spitalin e Sarandës, nga ku raportohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Polica ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.