Iftari virtual në SHBA, ja si myslimanët dhe hebrenjtë po bëhen bashkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo mbrëmje gjatë Ramazanit, muajit të vetë-kontrollit dhe lutjeve për myslimanët, besimtarët mblidhen në darkë me familjarë dhe miq për të thyer agjërimin me darkën e iftarit. Gjatë pandemisë COVID-19, disa festuan së bashku në grumbullime përmes rrjeteve sociale. Një organizatë në Los Anxhelos po përdor iftarin virtual për të krijuar ura bashkëpunimi mes myslimanëve dhe hebrenjve.

Çdo ditë Ramazani, në perëndim të diellit vjen koha e Iftarit, kur besimtarët bëjnë pushim për pak orë nga agjerimi.

Në këtë Ramazan, disa qytetarë në Los Anxhelos të Kalifornisë, po organizojnë një iftar jo të zakonshëm virtual, thotë një besimtar mysliman.

“Ne e thirrëm ezanin nga tre sinagoga të ndryshme në Los Anxhelos. E para, mendova se ishte diçka e bukur dhe e fuqishme. Së dyti, shprehte unitetin tonë dhe faktin se të gjithë jemi një komunitet i përbashlët”, tha Adam Fakhri nga organizata „New Ground“.

Iftari virtual u mundësua nga organizata NewGround: Partneriteti mysliman-hebre për ndryshim. Në hapje mbajti një fjalim kryetarit i bashkisë së Los Anxhelosit, Eric Garcetti.

Aktiviteti përfshinte vizitë virtuale në kuzhinën e një imami dhe gruas së tij ndërsa ata përgatisnin ushqimet e tyre të preferuara, dhe një vizitë në kuzhinën e një rabineje dhe bashkëshortit të saj gjatë përgatitjes së ushqimeve të tyre të preferuar.

Pjesëmarrësit thonë se Iftari dhe Ramazani nuk lidhen vetëm me ushqimin dhe agjerimin.

“Disa nga mesazhet janë sakrifica, durimi, humanizmi”, tha zoti Fakhri nga Organziata “New Ground”.

Dhe forcimi i lidhjeve me të tjerët, duke përfshirë edhe ata të besimeve tjera, thotë një pjesëmarrës hebre.

“Fillimsht përqëndrohemi tek marrëdhëniet mes nesh, duke treguar histori personale që lidhen me identitetin tonë“, tha David Weiner, pjesëmarrës.

Lexo edhe :  Humbi fluturimin e ‘Air India’ për shkak të trafikut, rrëfehet gruaja: Ndihem me fat

Pjesëmarrësit thonë se respekti për një traditë të ndryshme dhe ndarja e momenteve personale ndihmojnë për kapërcimin e hendekut mbi çështjet përçarëse, si problemet mes palestinezëve dhe izraelitëve që shpesh ndajnë hebrenjtë dhe myslimanët.

“Gjithashtu më ka pasuruar fjalorin dhe aftësitë për t’u shprehur kur bëj biseda të vështira”, thotë zoti Weinder.

Ndërveprimet në kremtime të tilla, qofshin virtuale ose fizike, i mësojnë pjesëmarrësit të dëgjojnë të tjerët.

“Mund të biesh dakord ose të mos pajtohesh me të tjerët në shumë raste. Kjo është pjesë e procesit për të kuptuar njëri-tjetrin duke qenë në gjendje ta shohësh problemin me sytë e tjetrit,” tha pjesëmarrësi Adam Fakhri.

Ata thonë se kjo qasje është e dobishme për të gjithë njerëzit, pavarësisht prejardhjes ose përkatësisë fetare.

Të fundit

“Rinumërimi, mjeti i Saliut për të bërë pis procesin!” Ndërkohë, Jorida Tabaku po rritet

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi procesin e...

Irani njofton: Sapo nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit

Irani ka thënë se ka qëlluar raketa balistike me rreze të mesme veprimi me lëndë djegëse të ngurtë Sejjil-2 drejt Izraelit. Sipas mediave të huaja,...

SHBA gati të godasë Iranin, Trump merr planet nga Komanda

Komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), gjenerali Michael Kurilla, u takua me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe i paraqiti atij opsionet ushtarake...

Takimi urgjent, zbulohet mesazhi i fundit i presidentit Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një takim me Këshillin e Mbrojtjes dhe Sigurisë me të cilin diskutoi rreth konfliktit midis Izraelit dhe Iranit. Sipas burimeve...

“Dështuam me gomonet”, anglezët më në fund e thonë publikisht

Zyra e Kryeministrit britanik ka pranuar për herë të parë publikisht se situata e gomoneve që transportojnë ilegalisht emigrantë nga Franca drejt brigjeve angleze...

Lajme të tjera

Web TV