“Të fusin ndonjë gjilpërë për të vdekur”/ Thirrja e Elonës nga Siria: Ba, dua të kthehemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur duket se çështja siriane është lënë në të shkuarën, në shumë shtete europiane si Danimarka, po procedohet me kthimin e shtetasve siriane në vendin e tyre me argumentin se lufta ka mbaruar dhe tani më Siria është një vend i sigurt… por pikërisht në këto kohë, na vijnë disa mesazhe zanore nga shtetaset tona shqiptare të mbetura aty, si një kujtesë se asgjë nuk ka mbaruar.

Elona: “Do zoti bashkohemi një ditë. Dëgjo baba, unë dua të vij. Nëse dëgjon dikë që thotë aty se nuk dua të vij, ata duan të të mashtrojnë ty. Ta kesh 100% të sigurt që dua të vijë dhe mezi po pres… Edhe fëmijët gjynah thonë: “Hë ma, kur do ikim, kur do ikim, kur do ikim… te nëna, te gjyshi, te tezja? Kur do ikim,thonë. Edhe ju mendoni që unë nuk dua të rikthehem. Mezi po pres, as mos e ço në mëndje që nuk dua. Plus unë jam e sëmurë, kam dhimbje, nuk e di çfarë kam, apandesit a ndonjë gjë kushedi çfarë dhe dua të vij të vizitohem se këtu është problem. Të shkosh të vizitohesh edhe vjen puna ‘allah allah’ të fusin ndonjë gjilpërë për të vdekur. Kam frikë të shkoj të vizitohem, nuk shkoj dot”.

Është kjo thirrja për t’u rikthyer pranë gjyshërve e Elona Shulit, vajzës 18 vjeçare nga Pogradeci që u largua drejt Sirisë 7 vite më parë me familjen dhe ku vetëm 14 vjeç në shtetin sirian u bë mama me Suhejdin.

E që pas vdekjes së prindërve, Krenarit dhe Adelinës në luftën krah ISIS, Elona, e vetme kujdeset për djalin e saj 4 vjeçar, për vëllain e vogël, Ibrahimin si dhe për dy motrat Ermën e Jusrën. Ajo vazhdimisht u kërkon familjarëve para për jetesën në kampin Roxh.

Lexo edhe :  Babëzia me naftën, skandali i Albpetrol zbulon zhvatjen e pasurisë së nëntokës

Elona: “Baba, nëna si jeni? Ishallah shpresoj të jeni mirë. Ta dini ju dua shumë. Jam tej mase e mërzitur prej jush. Të ishte mami, me babin do e kishit parë që kurrë s’do ju kisha kërkuar leke, por ja që ata u vranë dhe kështu është puna këtu.(qan)

Erma: Ishallah të vimë shpejt se deri në majë të hundës na ka ardhur jeta këtu.Ishallah kur të vij atje t’ju shoh të gëzuar të qeshur.Na ka marr malli shumë për ju.

Në fund të vitit 2020 u bë i mundur riatdhësimi në Shqipëri i një gruaje shqiptare dhe 4 fëmijëve, ndërsa dhjetëra fëmijë të tjerë janë ende në pritje të një operacioni të dytë nga shteti për kthimin e sigurt në vendlindje, por mes tyre ka edhe gra të radikalizuara që vështirësojnë gjetjen./TC

 

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV