ARRSH jep njoftimin për autostradën Tiranë-Durrës: 3 javë punime, si devijon trafiku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të vijojnë punimet në aksin Tiranë-Durrës. Në një deklaratë, ARRSH bën me dije se duke nisur  nga 4 Maj 2021, ora 08:00 në mëngjes do të punohet në rrugë për riparimin e shtresave asfaltime.

Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 04.05.2021 deri në datë 25.05.2021. Ndërkaq, ARRSH ka njoftuar se si do të devijojë trafiku gjatë këtyre ditëve, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve.

Njoftimi i plotë:

DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e martë, datë 4 Maj 2021, ora 08:00 në mëngjes, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të vijojnë të realizohen punime në rrugë për riparimin e shtresave asfaltike, në:

QAFË KASHAR-URA E DAJLANIT DURRËS

Dita e parë e punimeve në segmentin Maminas–Sukth.

Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

Dita e dytë e punimeve në segmentin Maminas-Kryqëzimin e Shkozetit.
Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

Dita e tretë e punimeve në segmentin Shkozet – Ura e Dajlanit.

Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

URA E DAJLANIT DURRËS-QAFË KASHAR

Për këtë fazë do të ndiqet i njëjti grafik punimesh dhe menaxhim trafiku, por me drejtimin nga Ura e Dajlanit–Qafë Kashar.

Mjetet udhëzohen të perdorin edhe kalime të tjera në rrugën dytësore që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj .

Lexo edhe :  Shumica e të rinjve shqiptarë nuk do të kenë kurrë shtëpi të tyren!

Nëse do të jetë mot i papërshtatshem, me reshje shiu, grafiku i punimeve do të shtyhet deri në permiresimin e motit dhe ndërkohë autostrada do të  jetë e lirë për përdorim.

Gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi, me shpejtësi të reduktuar dhe në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.

Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 04.05.2021 deri në datë 25.05.2021

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Të fundit

Vijon vala e të nxehtit afrikan, sot temperatura maksimale regjistrohet në Shkodër

Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, ku pothuajse në të gjithë territorin...

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e rëndë që po kalon Gaza...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Lajme të tjera

Web TV