Ndarja nga jeta e gjyqtarit Durim Kadiu/ Gjykata e Lartë: Trishtoi shumë bashkëpunëtorë të tij, kolegë e miq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhur me ndarjen nga jeta të gjyqtarit Durim Kadiu si pasojë e COVID, ka reaguar dhe Gjykata e Lartë e cila shpreh ngushëllime për humbjen e parakohshme të kolegut.

Në një mesazh në “Facebook”, Gjykata thekson se ndarja e tij nga jeta ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij, kolegë e miq në Gjykatën e Lartë.

“Gjykata e Lartë shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut Durim Kadiu. Z. Kadiu ka ushtruar detyrën e gjyqtarit prej vitit 1994, ka drejtuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, Kabinetin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe vitet e fundit ka punuar si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë. Ndarja e tij nga jeta, ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij, kolegë e miq në Gjykatën e Lartë.

Me anë të këtij mesazhi, dëshirojmë të shprehim edhe një herë falenderimet tona si gjykatë, për mundësinë që na u dha, për të patur pranë nesh, gjatë gjithë këtyre viteve, një bashkëpunëtor profesionist dhe të përkushtuar si Durim Kadiu dhe njëkohësisht i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes”, shkruhet në mesazh.

Kadiu ka ushtruar detyrën e gjyqtarit prej vitit 1994, ka drejtuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, Kabinetin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe vitet e fundit ka punuar si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë.

Të fundit

FSHF organizon turneun UEFA Development U-15 për vajza

Në muajin shtator, Federata e Futbollit do të organizojë turneun UEFA Development U-15 për vajza, një turne që synon...

Policia e Tiranës aksion antidrogë në zonën e ish-parkut të autobuzave

Policia e Tiranës ka finalizuar një aksion antidrogë në kryeqytet ku ka sekuestruar kilogramë me drogë dhe arrestuar një person. Blutë e kryeqytetit kanë zbarkuar...

Ankth te socialistët, pse Rama nuk jep datë për “qeverinë e re”?

Socialistët po shijojnë javën e fundit të pushimeve zyrtare të verës, përpara se të njihen me ndryshimet që Edi Rama ka menduar për qeverinë...

Shqiptari ndërron jetë pasi u qëllua nga karabinierët

Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje në Sant’Olcese, në kodrat mbi Xhenova, pas një ndërhyrjeje të karabinierëve. Hetuesit dyshojnë...

Humbja më e thellë në karrierë, qan Neymar: Ndihem i turpëruar

Santosi pësoi një humbje të thellë 0-6 ndaj Vasco da Gamës në ligën braziliane, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin 'Vila Belmiro'. Ky...

Lajme të tjera

Web TV