Një nënë në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka befasuar jo pak me atë që i lejon foshnjës së saj të bëjë.
Nëna 22-vjeçare lejon djalin e saj tetë muajsh të hajë rërë, shkopinj dhe papastërti të ndryshme, pasi beson se kjo gjë mund të ndërtojë sistemin imunitar tek foshnjat kundër sëmundjeve të dëmshme dhe alergjive.
Alice Bender beson se foshnjat duhet të ekspozohen ndaj baktereve për sa kohë ushqehen me gji, gjë që mund t’i mbrojë ata nga sëmundjet e dëmshme dhe alergjitë.
Ajo filmon momente të ndryshme, si përshembull kur foshnja e saj përtyp rripat e karrocave dhe dokumenton rregullisht jetën e saj në rrjetet sociale.
Bender pohoi se mikrobet janë diçka nga e cila nuk duhet të kemi frikë, raporton Dailymail UK.
“Unë nuk i druhem baktereve. Në fakt, unë i mirëpres ato. Unë i besoj natyrës dhe foshnjës time. Nuk është rastësi që foshnjat kanë këtë instinkt ndërsa janë duke ushqyer me gji”, tha ajo.