Burri kërcënon gruan: Do të vras, prindërve do t’u them u mbyt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajo ishte dy muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, kur vendosi t’i jepte fund një martese të vështirë, mes dhunës së vazhdueshme nga xhelozia. 33-vjeçarja shokon kur tregon kërcënimin me jëtë nga ish-bashkëshorti i alkoolizuar, i cili vuri dorë edhe mbi fëmijët. Ajo punonte për të ushqyer familjen, ndërsa ai njoftonte policinë duke e denoncuar si të humbur.

U dhunova në 13 vite martesë. Ai ishte një person i alkoolizuar që vuri dorë edhe mbi fëmijët. Nuk e harroj momentin kur djali më telefonoi dhe më tha: ’’Mami hajde, se babi po na mbyt’’. Ai njeri çfarë nuk më ka bërë në këtë jetë. ’’Do të var gurin në qafe dhe do të hedh në det’’-me thoshte cdo natë,- ’’Se prindërve të tu do t’u them u mbyt’’. Unë shkoja në punë për të siguruar ushqimin e fëmijëve, ndërsa ai njoftonte policinë duke më denoncuar sit ë humbur. Jeta ime ka qenë një tmerr me të….

33-vjecarja nuk donte t’i jepte fund martesës, për hir të tre fëmijëve. Ajo tentoi të bënte bashkëshortin praktikant të një feje, si e vetmja shpresë për ta ndryshuar.

Iu futëm edhe fesë me ish-bashkëshortin, por nuk ndryshoi asgjë. Më në fund mora vendimin për t’u ndarë dhe nuk dëgjova fjalët e askujt. Kisha mbetur shtatzënë me fëmijën e tretë, por nga xhelozia ai gjithmonë dyshonte se fëmijët nuk ishin të ti.

Me ndarjen e çiftit, pas 13 vitesh martesë, secili vazhduan jetën e tyre, ndërsa sot Flogerta jeton në qytetin e Durrësit me një tjetër person, me të cilin ka sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt, por problemet nuk morën fund.

Lexo edhe :  Kodi i ri Penal/ Reagon Rama: Qeveria nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit

Ndërsa isha në proces divorci, unë mbeta shtatzënë me partnerin e ri. Vajza e vogël, u regjistrua në trungun e ish-bashkëshortit. Sot unë me partnerin e ri po hasim probleme, pasi nuk marrim dot atësinë dhe mbiemrin e babait biologjik të saj. I jam futur një procedure ligjore, që nuk po e kuptoj pse po zvarritet. Është absurde, që vajza ime të mbaj atësinë e ish-bashkëshortit.

Sikur të mos mjaftonin peripecitë e jetës së saj, një tjetër problem është shfaqur. Vajza e madhe nga martesa e parë prej një muaji nëna nuk ka kontakte me të. 11-vjeçarja la shkollën dhe udhëtoi nga Durrësi për t’u rikthyer tek shtëpia e babait në Kashar, pa njoftuar askënd. E mitura nuk pranon të takohet me nënën, e cila e ka në kujdestari me vendim Gjykate, ndërsa pohon se dëshiron të qëndrojë me babain.

Nuk kemi zbuluar asgjë si përfundoi vajza në Kashar. Ajo u largua drejt babait të saj. Fillimisht i ati e mohoi se ishte tek shtëpia e tij, më pas tregoi. Unë vura në alarm shkollën, madje shkova deri në polici. Kur ata hapën kameran, vajza nuk kishte shkuar në shkollë. Kur mora ish-bashkëshortin, ai nisi të më shaj siç bënte gjithnjë. Vajza më pohoi se një grua e panjohur e ka ndihmuar të shkonte tek i ati. Nuk e di pse vajza nuk kthehet tek unë. Ishim në polici kur kërkova ta merrja, por ime bijë u shpreh se donte të rrinte tek babai i saj.

Të fundit

Nga partia te “non grata”, si ndryshoi kontrata e lobimit të PD në SHBA

Lidhja e kontratës së lobimit të Partisë Demokratike në SHBA ishte një moment që në fushatën për parlamentaret e...

Neymar synon pjesëmarrjen në Botërorin 2026, sulmuesi brazilian shkëlqen me Santosin

Neymar dëshiron ende që të kontribuojë për Brazilin. Sulmuesi i njohur, i dërgoi një mesazh mjaft të qartë trajnerit Ancelotti, menjëherë pas ndeshjes që...

Specialist i shquar i naftës dhe Doktor Shkencash, Arqile Pipa ndërron jetë në Amerikë

Arqile Pipa, një nga specialistët shqiptar më të dalluar të naftës dhe gazit, ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare në Amerikë. Lajmin e...

Mourinho i “fiksuar” pas Calhanoglu, Fenerbahce përgatit ofertën e radhës për turkun

Fenerbahçe po vazhdon përpjekjet për të transferuar Hakan Calhanoglu nga Interi, pavarësisht se klubi italian e ka hequr atë nga lista e shitjeve. Trajneri i...

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Federata Ndërkombëtare e Basketbollit nis hetim

Një incident i rëndë me tone nacionaliste dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve ndodhi gjatë ndeshjes parakualifikuese për Kampionatin Botëror të basketbollit mes Maqedonisë...

Lajme të tjera

Web TV